Itali, 5 ton hashash nga Shqipëria, arrestohen 25 persona

March 1, 2018 08:58

Itali, 5 ton hashash nga Shqipëria, arrestohen 25 persona

Në kuadër të një operacioni që është zhvilluar nga policia italiane, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie prej 5 ton marijuanë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Guardia di Finanza ka arrestuar në të gjithë Italinë 25 persona përgjegjës për importimin e rreth 5 tonëve hashash, ndërsa po punojnë për zbatimin e urdhër-arresteve për disa persona.

Sipas mediave italiane, 3 nga të arrestuarit janë shqiptarë, konkretisht Indrit Buja, 37 vjeç, Elvis Hajdini, 25 vjeç dhe Shefik Muho, 34 vjeç. Shqiptarët dyshohet se janë “kokat” e bandës përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Detajet e operacionit do të jepen nga policia italiane gjatë një konference për shtyp në orën 09:45, ku prokurori i Katanxaros, Nicola Gratteri, do të saktësojë më shumë mbi këto arrestime.

l.h/ dita

March 1, 2018 08:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*