Itali, 77-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në pus

July 31, 2018 18:17

Itali, 77-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në pus

Një shqiptar është gjetur i pajetë në një pus në zonën e Umbrias në Itali.

Viktima është 77-vjeçari Cin Nika.

Mediat italiane shkruajnë se Nika u gjet i pajetë në një pus prej 3 metrash në rrugën “Annibale Cartaginese”.

I moshuari u larguar nga banesa të hënën rreth orës 19:00 dhe pak para mesnatës, anëtarët e familjes kanë dhënë alarmin në polici.

Pas kërkimeve që kishin nisur për të sot në mëngjes, trupi i Nikës është gjetur nga një qen i zjarrfikësve.

Paraprakisht, dyshohet se vdekja është aksidentale.

Mediat shkruajnë se 77-vjeçari mund të ketë dalë nga banesa për të mbledhur manaferra dhe duke mos vënë re praninë e pusit, ka përfunduar brenda tij duke gjetur më pas vdekjen.

s.a/dita

July 31, 2018 18:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*