Itali, aksident në autostradë, 6 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

January 2, 2018 18:00

Itali, aksident në autostradë, 6 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Breshia të Italisë, në autostradën që lidh Breshian me Kremonën.

Në aksident u përfshi një kamion dhe një veturë me targa franceze në të cilën udhëtonin dy të rritur dhe dy fëmijë dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur gjashtë persona, dy të rriturit në veturë, shoferi i kamionit dhe tre shoferë të tjerë.

Kamioni u përfshi nga flakët pasi transportonte lëndë djegëse dhe si pasojë pesë persona u dogjën brenda në makinë pa pasur mundësinë të dilnin.

Policia italiane po punon për të gjetur shkakun e aksidentit të ndodhur.

January 2, 2018 18:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*