Itali/ Arrestohen tre shqiptarë me 12 kg kokainë

October 9, 2019 18:40

Itali/ Arrestohen tre shqiptarë me 12 kg kokainë

Në një operacion të policisë në Bolzano janë arrestuar tre shqiptarë që jetonin prej vitesh në Itali.

Policia e Bolzano ka bërë me dije se brenda një makine që u ndalua në autostradë u sekuestruan 12 kilogramë kokainë e pastër 80%.

Makinat ishin identifikuar si të dyshimta që më parë.

Lënda narkotike, sipas hetuesve, vlen rreth 3 milion euro në tregun e shitjes me pakicë.

Tre persona të arrestuar, të tre shqiptarët, më i riu, një banor i Foggia, 23 vjeç, krijoi dyshimet e para me sasinë e drogës që fshihte në makinë. Bashkë me të u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë që shoqëronin ngarkesën, të moshës 39 dhe 29 vjeç. Ata banonin në provincën e Pizës.

Mbi destinacionin e ngarkesës së drogës hetimet janë në zhvillim e sipër.

Mendohet se kokaina vinte nga Holanda.

Tre të arrestuarit janë dërguar në burgun e Bolzanos.

e.ll./dita

October 9, 2019 18:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*