Itali, arrestohet për kokainë “Biondi” dhe “I thinjuri” nga Shqipëria

November 24, 2015 14:50

Itali, arrestohet për kokainë “Biondi” dhe “I thinjuri” nga Shqipëria

Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, të akuzuar për trafik të drogës së fortë kokainë.

Shqiptarët të moshës 39 dhe 40-vjeç, njiheshin me nofkat “Biondi” dhe “I thinjuri”, ndërsa ushtronin veprimtarinë në territorin e provincës së Padovës e kryesisht në komunat e Ponte San Niccolò, Legnaro e Noventa Padovana.

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine të cilësisë së lartë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, ku u arrestua edhe një person i tretë.

Në banesën e shqiptarëve janë gjetur dhe disa mijëra euro e materiale për përgatitjen e konfeksionimin e kokainës. Ende nuk dihet identiteti i tyre dhe as sasia e drogës së sekuestruar. /Dita/

November 24, 2015 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*