Itali, arrestohet shqiptari me 1 kg kokainë

May 12, 2018 16:42

Itali, arrestohet shqiptari me 1 kg kokainë

Një shqiptar është arrestuar sot në Itali.

Shtetasit 46-vjeçar, gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij “Fiat Bravo”, i  është gjetur 1 kilogramë kokainë.

Sipas mediave italiane, droga me vlerë 200 mijë euro ishte fshehur në rrotën rezervë të makinës.

Ndërkohë, Policia e Modenas raporton se kokaina ishte e llojit të pastër.

Karabinierët kanë sekuestruar drogën si dhe automjetin e shqiptarit.

Ndërsa 46-vjeçari shqiptar do të përballet me autoritetet lokale, nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike.

s.a/dita

 

May 12, 2018 16:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*