Itali, asfiksohet në banesë familja shqiptare 6 anëtarëshe

January 12, 2018 20:21

Itali, asfiksohet në banesë familja shqiptare 6 anëtarëshe

Një familje e tërë është helmuar nga monoksidi i karbonit në një apartament në Santa Giustina, në rrugën “Emilia”.

Incidenti ndodhi rreth orës 11 të ditës së djeshme, kur stufa e druve sipas mediave italiane, ka filluar të keq funksionojë.

Një familje shqiptare e përbërë nga gjashtë anëtarë, përkatësisht bashkëshorti 44 vjeçar, bashkëshortja 38 vjeçare dhe katër fëmijët e tyre nga 5 deri në 17 vjeç, kanë përfunduar në spital.

Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke ventiluar dhomat.

January 12, 2018 20:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*