Itali, bie helikopteri ushtarak, shpëtojnë 5 polakë e 1 francez

June 23, 2017 09:57

Itali, bie helikopteri ushtarak, shpëtojnë 5 polakë e 1 francez

Një helikopter ushtarak i ushtrisë polake i impenjuar në një stërvitje, është rrëzuar në një fushë në Massangazo, në provincën e Padovës.

Pasagjerët, pesë ushtarakë polakë dhe një francez, kanë shpëtuar, edhe pse nuk ka informacione mbi shkallën e dëmtimit që kanë pësuar. Piloti tentoi të bënte një ulje emergjente, por pas kontaktit me terrenin, helikopteri mori flakë. Zjarri është shuar menjëherë nga zjarrfikësit.

Helikoppteri ushtarak ishte ngritur nga baza ajrore e Rivoltos në provincën e Udines dhe udhëtonte në formacion me disa helikopterë të tjerë për një stërvitje të përbashkët.

Në një moment, ushtarakë të mjeteve të tjera, kuptuan se motori i helikopterit kishte marrë flakë dhe pas njoftimit në radio piloti tentoi të bënte një ulje emergjente në një fushë bujqësore, por sapo preku tokën, mjeti mori flakë.

June 23, 2017 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*