Sasi rekord droge në Palermo, bllokohet anija me 20 tonë hashash

August 9, 2018 11:18

Sasi rekord droge në Palermo, bllokohet anija me 20 tonë hashash

11 trafikantë malazezë droge ranë në prangat e policisë italiane, teksa transportonin me anije 20 tonë hashash.

Guardia di Finanza ka sekuestruar një sasi prej 20 tonësh kanabis dhe 400 litra naftë në një anije në Portin e Palermos. Lënda narkotike ishte e vendosur në 650 thasë.

Anija “Remus” me flamurin e Panamasë ishte sinjalizuar në ujëra ndërkombëtare dhe më pas ishte shoqëruar nga marina ushtarake deri në portin e Palermos për inspektim.

Referuar mediave italiane sasia e drogës së kapur dhe nafta e sekuestruar kapin vlerën e 200 milionë Eurove.

Pasi ishte nisur nga Las Palmas, anija ishte drejtuar për në Turqi, nëpërmjet Egjiptit. E ndjekur gjatë rrugës nga Guardia di Finanza, me avionë të vegjël, kur ndodhej në brigjet e Afrikës së Veriut, anija kishte fikur disa herë transmetuesin për të fshehur pozicionin e saj.

o.j/dita

August 9, 2018 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*