Itali, Carlo Cotarelli merr mandatin për formimin e qeverisë së re

May 28, 2018 12:57

Itali, Carlo Cotarelli merr mandatin për formimin e qeverisë së re

 

Ekonomisti 62-vjeçar, Carlo Cotarelli, ka pranuar mandatin e kryeministrit për formimin e qeverisë së re italiane.

Do të jetë një qeveri neutrale e cila do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme të kërkuar nga kreu i shteti pas ngërçit qeverisës që prej 84 ditësh ka bllokuar vendin.

“Kam pranuar me rezervë mandatin për kryeministër dhënë nga Presidenti Sergio Mattarella“, ka deklaruar Carlo Cottarelli menjëherë pas përfundimit të takimit të tij me Kreun e Shtetit.

“Jam i nderuar për këtë detyrë, Qeveria ime do të prezantojë në parlament një program qeverisës që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të zhvillohen pas muajit gusht. Brenda një kohe të shkurtër do të kem gati listën e Ministrave. Qeveria e drejtuar nga unë do të jetë mjaft e kujdesshme ndaj situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Italia”, deklaroi Cottarelli.

Pas dështimit të përpjekjeve për të formuar qeverinë e koalicionit mes Lidhjes e 5 Yjeve, dhe dorëzimit të mandatit për kryeministër nga Giuseppe Conte, Presidenti i Italisë ka vënë në zbatim planin e tij të ri për formimin e një qeverie teknike e neutrale me përgjegjësi përballimin e problematikave më emergjente për vendin sidomos në planin ekonomik dhe funksionimin e plotë të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 4 marsit.

Carlo Cotarelli është një ekonomist me një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare.

I diplomuar në shkencat ekonomike në Universitetin e Savonës e i specializuar në London School of Economics, pas një eksperience në Banka Italia, ka punuar për 25 vite me radhë në Fondin Ndërkombëtar Monetar duke mbuluar role drejtuese në Departamente të ndryshme e në krye të delegacioneve të FMN në Humgari e Turqi.

Carlo Cotarelli ka mbuluar rolin e komisionerit për ekonominë për revizionimin e shpenzimeve publike në qeverinë e Enrico Letta.

Ndërsa përgjatë qeverisë së Matteo Renzi më 1 nëntor 2014 ka mbuluar rolin e drejtorit ekzekutiv të bordit të FMN.

a.s/dita

May 28, 2018 12:57
Komento

1 Koment

  1. Hammerhaituri May 28, 20:07

    A Edi do vazhdoj te jet edhe per 3 muaj te jete
    ” caro Edi ” se kur te vije prap Salvini do behet
    Sig.Rama !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*