Itali, “e vrava se më tradhtonte kur unë shkoja në punë”

September 26, 2014 08:52

Itali, “e vrava se më tradhtonte kur unë shkoja në punë”

“E vrava se ajo më tradhtonte kur unë shkoja për në punë”. Kështu është shprehur shqiptari emigrant Ardian Balliu, 44 vjeç, menjëherë pas arrestimit nga karabinierët e Xhenovës. Krimi në familje ndodhi dy ditë më parë në dhomën e gjumit, kur i dyshuari i ka ngulur 7 herë thikën bashkëshortes Valmira, 30 vjeçe, nënë e dy fëmijëve të mitur, të cilët në ato momente po flinin në dhomën ngjitur. Policia italiane njoftoi se shkak i ngjarjes është xhelozia e 44-vjeçarit, kurse fëmijët 3 dhe 4 vjeç u gjetën të traumatizuar nga skena. Viktima sipas ekspertëve kishte humbur jetën nga një goditje me thikë që i kishte prekur zemrën. Kurse gjatë momentit të arrestimit të Balliut, ky i fundit u ka thënë policëve të mos harronin biskotat dhe biberonin për t’i ushqyer dy fëmijët e tij që ishin në gjumë.

Krimi makabër ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në banesën e çiftit Balliu, në Xhenova. Bashkëshortët kishin 14 vite diferencë dhe jashtë mureve të shtëpisë, sipas fqinjëve, dukej se kishin një jetë familjare normale. Por natën e ngjarjes, në dhomën e gjumit ka nisur edhe sherri për xhelozi, pasi Ardian Balliu, dyshonte se Valmira e tradhtonte kur ai shkonte në punë. Po kështu çifti mund të ketë debatuar edhe për shkaqe ekonomike.

Mediat italiane shkruajnë se 44-vjeçari kishte përdorur 2 thika për të kryer krimin. Kur thika e parë ishte thyer, kishte marrë të dytën për t’i dhënë fund jetës. Njëra prej goditjeve i ka prekur zemrën. Në dhomën ngjitur me ta flinin dy fëmijët e mitur, të cilët nuk kanë ndjerë asgjë. Më pas i ka telefonuar policisë: “Hajdeni në shtëpinë time”. Në gjendje shoku dhe i dehur i ka shoqëruar në dhomën ku kishte kryer krimin, duke i kërkuar “të mos  zgjojnë fëmijët”. “Mos harroni biberonat dhe biskotat”, u ka thënë ai. 
Policia italiane ka gjetur gruan të mbuluar me gjak dhe një thikë pranë zemrës. “E qëllova pas një sherri”, kishte sqaruar Ardiani, duke pyetur më tej: “A ka vdekur?” dhe më pas duke  lënë dhe porositë për fëmijët e tij. Dy fëmijët ndodhen në gjendje shoku për mungesën e prindërve, ndërsa aktualisht i janë besuar të afërmve të çiftit në Torino. Gjatë kohës që është marrë në pyetje mësohet se u ka thënë hetuesve se kishte frikë se mos dhe bashkëshortja e dytë do ia merrte fëmijët.

“Kisha frikë se më linte dhe më merrte me vete fëmijët”, ka justifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij teksa policia e shoqëronte për në qeli, shkruan “TG Com”. Por në fillim u ka deklaruar edhe xhelozinë dhe dyshimet për tradhti bashkëshortore. “Më tradhtonte kur unë shkoja në punë dhe nuk mund të duroja dot më”, u shpreh 44-vjeçari. Kjo ishte martesa e dytë për Balliun, ndërsa nga martesa e parë kishte dhe një vajzë të cilën i ishte ndaluar ta takonte për shkak të precedentëve penalë, pasi kishte qenë i dënuar për drogë dhe kërcënime.

September 26, 2014 08:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*