Itali, ekstremistët e djathtë përplasen me policinë

February 9, 2018 15:43

Itali, ekstremistët e djathtë përplasen me policinë

 

Forcat policore u përleshën mbrëmjen e së enjtes me protestues të ekstremit të djathtë në Macerata të Italisë, ku tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm pas plagosjes së 6 emigrantëve afrikanë nga një simpatizues i këtij ekstremi.

Autori i sulmit pretendon se ka vepruar në zemërim e sipër, me të mësuar se një nigerian u akuzua për vrasjen e një 18-vjeçareje vendase dhe copëtimin e trupit të saj.

Ekstremistët dolën me vrull në rrugë, por u zmbrapsën shpejt nga policia, ndërsa një grup protestuesish kundërshtarë të tyre thërrisnin me të madhe “ne jemi të gjithë antifashistë”.

Dhjetëra vetë morën pjesë në protestën e paautorizuar nga autoritetet, që u organizua nga partia e ekstremit të djathtë “Forza Nuova”.

Në përplasjen me ta, forcat e rendit përdorën edhe shkopinjtë e gomës.

Dymbëdhjetë aktivistë u dërguan në stacionin e policisë dhe mund të përballen me akuza për shkeljen e urdhrit të policisë, që kishte ndaluar tubimin.

Udhëheqësi i “Forza Nuova”-s, Roberto Fiore ishte përpjekur ta reklamonte protestën përmes një posteri, ku shkruhej “Njerëzit vdesin prej emigracionit”.

Edhe pse e bëri të qartë se nuk e mbështet veprimin e autorit të të shtënave, Luca Traini, Fiore tha se agresori ishte edhe vetë një viktimë e situatës.

a.s/dita

February 9, 2018 15:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*