Itali, familja shqiptare në spital, pretendojnë se janë pushtuar nga djalli

August 4, 2014 15:14

Itali, familja shqiptare në spital, pretendojnë se janë pushtuar nga djalli

Një ngjarje e çuditshme, e denjë për filmat e Hollivudit, ka për protagoniste një familje shqiptare me banim në Itali. Familja shqiptare me banim në  Prato, është shtruar në spital me ankesat se janë të gjithë të pushtuar nga djalli. Gjithçka ka nisur më 2 gusht, kur djali 15-vjeçar ka pësuar djegie në të dy krahët. Por për mjekët nuk është e qartë nëse djegia ishte shkaktuar vetë apo nga prindërit e tyre për t’u “liruar” nga demonët. Pas djalit, me simptoma të njëjta dhe ankesa për probleme mendore është shtruar në spital edhe një vajzë e familjes.

Këmbëngulja e prindërve për pushtimin e fëmijëve të tyre nga djalli i ka bërë mjekët që lajmërojnë policinë.

Sipas kësaj të fundit, të martën e kaluar, kryefamiljari kishte kërkuar ndihmë te pastori i zonës, Nedo Mannucci, me pretendimin si ndiente dhimbje të forta dhe dëgjonte zhurma të çuditshme.

Pavarësisht bekimit të shtëpisë nga prifti dhe ritualeve të ekzorcizmit, familja nuk ka gjetur më qetësinë dhe kanë lënë shtëpinë për t’u strehuar në katedralen e zonës, duke e menduar si një vend më të sigurt.

Disa ditë më pas, djegia e fëmijëve i ka alarmuar mjekët, të cilët po trajtojnë në spital të tërë pjesëtarët e familjes.

Ditën e sotme, njëra nga vajzat ka lënë spitalin, ndërkohë nuk bëhet e ditur gjendja e pacientëve të tjerë.

 

August 4, 2014 15:14
Komento

4 Komente

  1. alfredi August 4, 16:23

    Futja pordhes or mik ……..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi August 4, 21:04

      Përderisa vajza ështe me probleme mendore atehere shkoni te prinderit ? Edhe ata duhet te kenë te tilla? Nuk na thuhet ç’arsimim e kulture ka kjo familje? Por edhe pa e thene ky lajm duket qartë qe injoranca aty sundon??? Tung!

      Reply to this comment
  2. fullani August 5, 07:31

    vellezer dhe motra budallenj!jemi shtuar shume,si do t’ia bejme?

    Reply to this comment
  3. arben August 5, 09:07

    Mendja e kokes eshte gje e madhe nese te le ike per lano

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*