Itali, kapen 3 shqiptarë, vranë afrikanin se i largoi klientët prostitutës së tyre

May 27, 2014 22:02

Itali, kapen 3 shqiptarë, vranë afrikanin se i largoi klientët prostitutës së tyre

Në Itali, para 10 ditësh ishte vratë në Torino Moussa Seck, një shpërndarës droge afrikan nga Gaboni. Në sajë të filmimeve nga telekamerat e zonës u arrestuan tre nga gjashtë shqiptarët pjesëmarrës në vrasjen e afrikanit. Policia italiane arrestoi për pjesëmarrje në vrasje tre shqiptarët: Altin Arapi, 34 vjeç, Klaudio Rroshi, 35 vjeç dhe Elis Sula, 24 vjeç. Afrikani, shpërndarës droge, së bashku me një grup afrikanësh nga Gaboni dhe Senegali po qëndronin pranë një prostitute shqiptare, teksa ajo “po punonte”, por prania e tyre po ja lagonte klientët. Kështu, ajo telefonoi tutorin e saj dhe për pak minuta aty mbërrijnë 3 makina me 6 shqiptarë, të cilët i kërcënouan zezakët dhe i urdhëruan të zhdukeshin nga ajo zona. Teksa shqiptarët po hipnin në makina, Moussa Seck goditi me shishe njërën nga makinat dhe i theu stopin. Njëri nga shqiptarët zbriti nga makina dhe qëlloi pesë herë me pistoletë.

May 27, 2014 22:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*