Itali, kapet gomonia me marijuanë, me vlerë 3 mln euro. Ishte nisur nga Shqipëria

July 16, 2018 21:46

Itali, kapet gomonia me marijuanë, me vlerë 3 mln euro. Ishte nisur nga Shqipëria

 

Një gomone me një sasi prej 262 kilogramësh marijuanë është kapur në portin e Barit në Itali, e cila sipas mediave të vendit fqinj, ishte nisur nga Shqipëria.

Në pranga është vënë një 26-vjeçar italian.

Nëse do të hidhej në treg, droga do të kapte një vlerë rreth 3 milionë eurosh.

Marijuana ndodhej brenda një fundi të dyfishtë në brendësi të mjetit lundrues dhe është kapur nga rojet e Guardia di Finanzas të operacioneve detare të Barit.

Gomonia dyshohet se ka ardhur nga ujërat ndërkombëtare, me siguri nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane dhe u drejtua drejt brigjeve të Brindisinos.

Sipas hetuesve, skafisti ka tentuar ta transportojë drogën në Puljia, pasi në këtë periudhë të verës mundësia për ta tregtuar është e madhe për shkak të pushuesve të shumtë.

a.s/dita

July 16, 2018 21:46
Komento

5 Komente

  1. Arben July 16, 21:54

    duket qartasi se ju e keni me lidrin tone botror.

    keto nuk jane te verteta, i shpikni ju, imperialistet

    e qelbur, per te hedhur balte mbi figuren botrore

    te lidrit tone botror.

    poshte imperialistat

    Reply to this comment
  2. Tani July 16, 21:57

    Nese do te kish ardhur nga Shqiperia mediat nuk duhet te thonin me siguri nga Shqiperia por do te thonin nga Shqiperia. Pra kjo do te thote qe mediat italiane nuk e dine origjinen. Pra, mediat tona nuk duhet te raportojne qe u nis nga Shqiperia, ta bejne fakt te kryer kur vete mediat italiane nukm e dijne saktesishtv origjinen. Po sikur te kete ardhur nga Greqia apo Turqia apo me tej? Ju lutem raportoni sakte, edhe ne titull.

    Reply to this comment
  3. hysa July 17, 08:39

    Merre me medn se cfare lajmi i sakte eshte, u kap gomone me mariune, e cila vinte nga ujerat nderkombetare (pse nga do te vinte thua), ne te u kap nje italian dhe gomania me siguri vinte nga shqiperia. Pse policia e kishte te veshtire te thoshte se gomonia vinte nga shqiperia. Gazetar, mos njollosni vendin tuaj pa te drejte, pa le te tjere qe flasin broxkulla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*