‘Giulia, më fal, arritëm vonë’

August 27, 2016 13:38

‘Giulia, më fal, arritëm vonë’

letra-1

“Përshendetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë”. Kështu e nis letrën e tij, Andrea, një nga zjarrfikësit që me thonj e zemër në dorë për ditë kontrolluan nën rrënojat e atyre që ka pas tërmeti në Itali, e që shkaktoi së paku 290 viktima.

Letra e tij, mbi arkivolin me trupin e pajetë të Gulias së vogël, e cila u nxorr e vdekur nga rrënojat po bën xhiron e botës e po përlot këdo që e lexon.

“Përshëndetje vogëlushe, të dhashë një dorë që të nxirrja jashtë nga burgu i rrënojave. Më fal se arritëm shumë vonë, për fat të keq, ti kishe pushuar së marri frymë, por dua që ta dish që aty lart ku je se bëmë sa kishim në dorë për të të nxjerrë jashtë që atje”, i shkruan Andrea, Gulias 8-vjecare, që humbi jetën nga tërmeti, kurse motra e saj, Giorgia që u nxorr gjallë pas 16 orësh nën rrënoja.

“Kur të kthehem në shtëpinë time në Aquila, jam i bindur se një ëngjëll më shikon nga qielli dhe gjatë natës do të jesh një yll i shndritshëm. Tungjatjeta Giulia, edhe pse nuk më njohe. Të dua shumë”

 

August 27, 2016 13:38
Komento

1 Koment

  1. Zjarrfiksi veteran August 27, 14:25

    Po jam i mirepritur dhe i perlotur,jam shume i emocionuar,vetem nje qe ka punuar ne kete sherbim,qe ka drejtuar kete sherbim,qe eshte lidhur me kete sherbim qe ne moshen 23 vjecare,qe ka privilegjin te jete nje nga ish 23 kuadrot e ketij sherbimi ne historine e shtetit shqiptar eshte ne gjendje te perjetoje,te ndjeje,te kuptoje te vleresoje gjendjen shpirterore te ketij njeriu,sinqeritetin,guximin,profesionalizmin dhe vete sakrifikimin e tij per te shpetuar jete dhe prona ne emer te idealizmi.Por qe te arrihet kjo duhet nje pregatitje shume e larte tekniko profesionale,duhet nje perzgjedhje e kanditaturave qe duhet te punojne ne kete sherbim,si nga ana morale ashtu dhe fizike.Duhet qe ku sherbim te drejtohet nga profesionste dhe jo nga turli lloj mostrash qe mund te jene cdo gje,por jo zjarrfikes.historia e ketij sherbimi ne vendin tone eshte shume interesante,por informacioni per kete sherbim eshte shume paket,mbasi mbas 90 ky sherbim u uzurpua nga mercenare qe nuk kishin asnje lidhje me te,gje letesisht e verifikushme,ku per ngjarjet qe ndodhin ne linjen e ketij,flet gjithkush,vetem specialiste te ketij sherbimi nuk flasin,se nuk ka.Mirenjohje per ndenjat dhe punen e te gjite zjarrfiksave kudo qe ndodhen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*