Itali/ Masakruan me thikë bashkëkombësin, burg përjetë për dy shqiptarët

May 31, 2018 13:28

Itali/ Masakruan me thikë bashkëkombësin, burg përjetë për dy shqiptarët

 

Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta të cilët masakruan bashkëkombësin e tyre 17-vjecar Ismail Luli 3 vite më parë.

Sipas organit të akuzës, krimi i dy shqiptarëve ishte i qëllimtë, i paparamenduar dhe i kryer në mënyrë makabre.

Dy autorët kanë dalë para gjyqit të akuzuar për vrasjen e ndodhur tre vjet më parë në Sant’Angelo në Vado.

Igli Meta ka kërkuar falje dhe ka pretenduar edhe një herë se ekzekutimin final nuk e ka kryer ai, por Mario Mema.

Vrasja ndodhi më 19 korrik të 2015-ës si hakmarrje kundër Ismailit, ‘fajtor’ se kishte patur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit, Ambra.

Ky i fundit u njoftua nga një mik për tradhtinë dhe që nga ai moment mendoi si të vinte në zbatim hakmarrjen e tij.

17-vjeçari u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar, duke u qëlluar disa herë me thikë në fyt.

Dy autorët u munduan të fshehin krimin, duke transportuar e braktisur trupin e viktimës në rrethinat e një qyteze.

a.s/dita

May 31, 2018 13:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim