Itali, selfiet me VIP-at në Facebook tradhtojnë “Princeshën Eva”

November 18, 2014 00:30

Itali, selfiet me VIP-at në Facebook tradhtojnë  “Princeshën Eva”

Një 32-vjeçare shqiptare, e njohur me pseudonimet “Princesha Eva” dhe “Dama e bardhë”, është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge dhe prostitucion.

Eva Preka, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane në vitin 2013. Ajo është dënuar në vitin 2011 me tre vite burg nga drejtësia italiane, pasi iu sekuestrua në shtëpinë e saj në Sanremo një sasi prej 500 gramë heroinë.

Heroina kishte ardhur nga Holanda dhe do të shpërndahej në Itali. Eva po ashtu akuzohet si prostitutë luksi dhe si organizatore e një rrjeti vajzash “shoqërimi”, prostitutash luksi, kryesisht me femra rumune nga 19, deri 28 vjeçe.

Gjatë kësaj kohe 32-vjeçarja ka mundur t’i fshihet policisë italiane, por ato që e kanë tradhtuar kanë qenë fotot. Eva kishte shpërndarë në rrjetet sociale foto të sajat “selfie” të bëra gjatë “Jet-set Milano Fashion Week”, me personazhe të shquara.

Karabinierët më pas e vunë nën mbikëqyrje. Kur e arrestuan, ajo u përpoq t’i mashtronte karabinierët duke u treguar një pasaportë false.

Pas analizës daktiloskopike karabinierët e identifikuan përfundimisht Evën dhe e arrestuan duke e dërguar në Burgun e “San Vitores”.

November 18, 2014 00:30
Komento

4 Komente

  1. emigrant November 18, 01:06

    Frekuentonte hotelet me lksoze ne Rome e Milano.
    Kur e kan kap e kan kap ne nji apartament shume elegant.
    Kjo ishte nona

    Reply to this comment
  2. treporti November 18, 04:56

    Studente per shkenca sociale.Ka perfunduar studimet ne Hollande,ka marre doktoraturen ne Itali,prane universitetit te Milanos,aktualisht mbulon departamentin e marredhenjeve me publikun ne kabinetin bunga-bunga.Ja,nje foto me shefin Berluskoni,me Finin,D`Alession.Doni me per Belulen.Kjo nje dite te vjen ne Tirane ministre.

    Reply to this comment
  3. "Horri i Bulevardit" November 18, 06:23

    E bukur qenka, por pordha si mungoka, tipike shqiptare, mburrja.

    Reply to this comment
  4. Berlin November 18, 10:48

    Me siguri rrenjet e ‘bizneseve’ i ka ne Shqiperi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*