Itali, Serie A ndryshon në mënyrë drastike

March 5, 2018 22:12

Itali, Serie A ndryshon në mënyrë drastike

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, në futbollin italian ndryshon thuajse gjithçka. Serie A do të nisë më 19 gusht, ndërkohë që në periudhën e Krishtlindjes do të zhvillohen 3 ndeshje brenda një jave. Do të luhet më 22, 26 dhe 29 dhjetor, e më pas kampionati do të rifillojë më 20 janar.

Veç kësaj, edhe merkatoja e futbollit preket nga një ndryshim drastik, më saktë nga një shkurtim i ndjeshëm kohor. Merkatoja verore do të mbyllet më 18 gusht, një ditë para fillimit të kampionatit, ndërsa ajo e dimrit do të mbyllet më 19 janar të vitit 2019, sërish një ditë para rifillimit të Serie A.

Serie A do të përfundojë më 26 maj 2019.

Presidenti i Komitetit Olimpik italian (CONI), Giovanni Malagò ka njoftuar gjithashtu se president i Ligës së Futbollit do të jetë Gaetano Micchichè, kandidaturë për të cilën ka marrë edhe miratimin e klubeve të Serie A.

Edhe Kupa e Italisë ndryshon formulë. Për ekipet e mëdha të Serie A nuk do të ekzistojë më “favorizimi” i zhvillimit të ndeshjeve në shtëpi, por gjithçka do të vendoset nga shorti. Për më tepër, pushimi i gjatë dimëror i kampionatit, nga 29 dhjetori deri më 20 janar, lejon hapësira për të zhvilluar një turn të Kupës së Italisë, që do të zhvillohet pikërisht më 13 janar.

Ndërkohë, Superkupa e ardhshme italiane, që do të zhvillohet mes fituesit të kampionatit dhe atij të Kupës, ka një datë të përcaktuar: të dielën e 12 gushtit, e jo më në dhjetor siç është zhvilluar vitet e fundit dhe jashtë territorit italian.

March 5, 2018 22:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*