Itali, sherr mes dy shqiptarësh në bingo, vritet me thikë 55-vjeçari

August 2, 2015 11:07

Itali, sherr mes dy shqiptarësh në bingo, vritet me thikë 55-vjeçari

Një sherr mes shqiptarëve në Itali ka përfunduar me pasojë vdekjen e një prej tyre. Shqiptari Sabri Alija, 55 vjec ka vdekur në spitalin e Aleksandrisë pas një goditje me thikë në kraharor.

Gjithcka nisi në një sallë bingoje dhe motiv i sherrit ka qenë loja.Policia italiane identifikon si autor një bashkatdhetar viktimës, tanimë në pranga. Polis Hazizi, 47 vjec e ka sulmuar me armën e ftohtë Sabri Aliajn, dhe ky i fundit ka tentuar të mbrohet, por nuk ia ka dalë dot.

Hazizi e qëlloi në kraharor dhe Sabri Alija ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, ku dhe ka humbur jetën më pas.

Policia italiane ka arrestuar autorin në banesën ku jetonte në Itali, ku pas një kontrolli ka gjetur dhe armën e krimit, një thikë të madhe.

August 2, 2015 11:07
Komento

1 Koment

  1. nazim August 2, 14:33

    Perse e kishte thiken me vete ai idiot ne ojen e bingos?
    Keta jane kriminelet e prodhuar nga marka serbo-saliane qe u mesuan te zgjidhin cdo gje me vrasje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*