Itali-Shqipëri, çadra nuk njeh rezultatin

March 25, 2017 16:40

Itali-Shqipëri, çadra nuk njeh rezultatin

Nuk dihej se kush, por thanë se ai na qenkësh çadrist. Pas birrës së gjashtë doli jashtë për… dhe tha:

Po, poo, e gjeta zgjidhjen si të dalim prej çadre dhe qeveri teknike të mos bëhet dhe zgjedhjet t’i fitojë PD-ja!!

Të gjithë u habitën, pati shume hamendësira. Mos diçka tejet sekret po hartohej diku?

Ata më realistët mendonin se keto jane vetëm disa idiotesi, ose sakte-saktë endrra e nje çadër-grisuri të dehur gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri.

Por llafi kaloi gojë më gojë, – raportuan Gojët e Liga – dhe disa prej te ngujuarve qe s’kishin dhe shume shkolle keq i ngaterruan fjalet “çadërgrisur” me “çakërdisur”

U nisën të pyesin atë më të mençurin e tyre doktorin mendjehollë se mos vallë kishin lidhje te dyja këto fjalë?

Qeshi me të madhe Sali plaku, ashtu  si gajasen pleqte e veriut:

Degjoni ktu ju mue…

Heshti per pak ngaqe s’po i gjente anen.

Keto gjera nuk kane ngel ata në kët’ moshë të mi mesojne mue. Po jua them unë juve se.. Dgjo, dgjo.. Bahet fjale per breket e Shukriut.

Pra as çadërgrisur, as çakërdisur, por… brekëgrisur.

Po, po.. Me brekë a pa brekë o vdesim ketu, o bahemi kurban për Ramën! A e dini jue se kusaret prej vjedhjeve e kane kurrizin me gunge? Nuk ka zgjedhje! Prandaj s’e hame kumbllën e Rames për ftua!  Fitoi  Italia dy me zero? Arbitrat ishin te huej nuk e njofim rezultatin!

 

p.s. Gojët e Liga është rubrikë satirike, edhe pse ndonjëherë nuk na qeshet!

March 25, 2017 16:40
Komento

1 Koment

  1. Baba nga Durrsi March 27, 11:38

    Rubrika me e bukur dhe me humor te paster dhe pa vulgaritete, cilesi shume e rralle ne pseudohumorin shqiptar ne kohet e sotme !
    Pershendetje stafit dhe autoreve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*