Itali, shqiptari humb tragjikisht jetën në vendin e punës, lë jetim 3 fëmijë

August 28, 2018 09:52

Itali, shqiptari humb tragjikisht jetën në vendin e punës, lë jetim 3 fëmijë

Një 44-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një fabrikë për prodhimin e mobilieve në Treviso të Italisë.

Viktima është si shtetasi Shpejtim Gashi nga Kosova.

Ai humbi jetën pasi u godit për vdekje nga krahu mekanik i pajisjes robotike me të cilën ishte duke punuar.

Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, mjekët e kanë pasur të pamundur ta kthejnë në jetë. Sipas mediave italiane, ai jetonte prej kohësh me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët në Ponte di Piave të Trevisos.

Kompania ka ndalur punën ditën e vdekjes së tij dhe ka shpërndarë një ngushëllim publik për punëtorin.

Sindikata thotë se Gashi ishte një punëtor i kualifikuar me një përvojë 20 vjeçare. Sipas njoftimit të sindikatës, thuhet se nga një hetim fillestar dyshohet se punëtori kosovar, në momentin e tragjedisë ishte në një zonë të ndaluar.

l.h/ dita

August 28, 2018 09:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*