Arrestohet 19 vjeçari, bënte korrierin e drogës me biçikletë
Nga Arkiva
Karabinierët e qytetit të Frozinones, Itali, arrestuan një shpërndarës droge shqiptar vetëm 19 vjeç.
19 vjeçari me inicialet P. X., e shpërndante drogën duke shkuar me bicikletë nga një klient te tjetri.
Kur karabineirët u përpoqën ta ndalonin, “çiklisti”, u përpoq t’ia mbathte duke u përleshur me karabinierët.
Pasi e prangosën, karabinierët ushtruan kontroll në apartamentin, ku banonte i riu.
Në shtëpi iu gjetën 200 gramë kokainë e pastër, 2 gramë hashash dhe 790 euro.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento