Itali/ Shqiptari masakron gruan me çekiç në kokë se e pa në disko

October 31, 2017 11:33

Itali/ Shqiptari masakron gruan me çekiç në kokë se e pa në disko

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më një familje shqiptare ne Itali, ku burri ka tentuar të vras gruan. Ai e ka goditur gruan me çekiç disa herë në kokë, duke i shkaktuar gjendje kome.

Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari është muratori shqiptar Besnik Habibaj, 55 vjeç.

 Ai u vu ne pranga nga policia për vrasje te mbetur në tentativë.

Mësohet se gruaja kishte shkuar në  disko me disa mikesha, por shumë shpejt, edhe ish burri i saj u shfaq në te njëjtën disko.

41 vjeçarja, e shqetësuar se ish-burri mund ta sulmonte, doli nga disko. 55 vjeçari e ndoqi, dhe pasi e ndaloi, në parkingun e diskos, e qëlloi disa herë në kokë me një çekiç qe e mori nga bagazhi i makinës.

Shqiptari u kap nga badigardët e diskos dhe më pas u arrestua nga oficerët e Maceratës

Ish gruaja, Trëndelina Halimi, gjithashtu edhe ajo shqiptare, 41 vjeçe, është shtruar në gjendje kome në Spitalin Torrette në Ancona.

55 vjeçari ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve lidhur me ngjarjen. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk mban mend se çfarë ndodhi atë natë.

 “Klienti im ka çrregullime të rënda psikiatrike që nuk mund të lejojnë qëndrimin e tij në burg. Ai është në depresion dhe për të po kujdesen psikiatrit. Unë kam kërkuar që gjykata të vlerësojë situatën dhe raportin psikologjik dhe nëse është i përshtatshëm masa e arrestit ne burg”, ka thënë avokati i tij.

Çifti jeton në Pollenza prej 20 vjetësh, bashkë me dy fëmijët e tyre. Disa muaj më parë, gruaja e kishte denoncuar burrin e saj për dhunë në familje. Ajo kishte marrë dhe urdhër mbrojtje por pa rezultat. Edhe pse ishte detyruar të largohej nga shtëpia, ai e gjeti ne disko dhe mori hak.

October 31, 2017 11:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*