Itali, shqiptari pranoi se vrau me thikë ish-të dashurën, dhe të fejuarin e saj

April 24, 2014 09:01

Itali, shqiptari pranoi se vrau me thikë ish-të dashurën, dhe të fejuarin e saj

Shqiptari 29-vjeçar Dritan Demiraj, pranoi se ka kryer vrasjen e ish-të dashurës së tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarin e saj, Silvio Mannina, në datën 1 mars të këtij viti në Itali. I riu shqiptar ishte shoqëruar në polici si i dyshuar vetëm për vrasjen e gruas, por hetimet zbuluan se ai kishte lidhje edhe me zhdukjen e 30-vjeçarit Silvio Mannina.

29-vjeçari shqiptar pasi u mor në pyetje nga hetuesit në burgun e Comos, pranoi se e kishte mbytur me një kabull elektrik 30-vjeçarin italian përpara se të qëllonte për vdekje ish-të dashurën e tij, në stacionin e trenit në Mozzate. Trupin e pajetë të burrit e kishte groposur në një shpellë.

 

Pas vrasjes së Silvio Manninas shqiptari kishte përdorur celularin e tij për të tërhequr ish-të fejuarën në grackë. Duke u shtirur si i fejuari i saj, 29-vjeçari i kishte dërguar një sms ku i kërkonte të takoheshin në stacionin e trenit, ku e qëlloi për vdekje me thikë.

Dyshohet se shkak i krimit ka qenë xhelozia. Dritan Demiraj punonte në një furrë buke në Itali. Ai është babai i njërit prej fëmijëve të Lidia Nusdorfit.

April 24, 2014 09:01
Komento

5 Komente

  1. vlora April 24, 09:27

    Keta jane te semure psiqik …

    Reply to this comment
  2. enea April 24, 14:20

    Ku jane nacionalistet injorante shqiptare??? Kush e ka fajin per kete krim, Janullatosi????

    Reply to this comment
  3. jul cezari April 24, 14:21

    ………..me qe vrau 2 jete, shpresoj qe te mos vrase ndonje gardian ne Itali…….

    Reply to this comment
  4. dorela April 24, 15:54

    Para se ti jepni gojes, me mire qepeni e mos gjykoni te tjeret… kushedi si e ka pasur hallin robi….. truri kokerr gruri..

    Reply to this comment
  5. biciklisti. April 24, 20:58

    la gjelozia.
    po me dhimbet se do te kalbet ne burg,se shume ma mire ka qene ta gjeje nje tjeter dashore,qka kishte mundur ta doje ma shume se ket te paren.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*