Itali, shqiptarja rreh të dashurin dhe policët

July 2, 2016 09:09

Itali, shqiptarja rreh të dashurin dhe policët

Një grindjeje e dhunshme me të dashurin i ka kushtuar lirinë për disa orë një 24-vjeçareje me origjinë shqiptare, por rezidente në Ravena, Itali.

Gjatë agimit të së premtes, ajo ka sulmuar efektivë të policisë italiane, pasi këta të fundit ndërhynë në banesën e saj pas disa ankesave të disa fqinjëve.

E reja, krejtësisht e dehur, kishte sulmuar të dashurin, duke e akuzuar se ishte fajtor që ishte kthyer në banesë shumë vonë pas një feste me miqtë, raportojnë mediat italiane.

Vajza, pavarësisht pranisë së efektivëve të policisë, ka vijuar të godasë të dashurin, por ka sulmuar edhe efektivët me grushte e shqelma, madje ka përdorur edhe thonjtë.

Ajo u arrestua për rezistencë dhe shkaktim të lëndimeve të rënda ndaj zyrtarëve publikë”.

Megjithatë, duke qenë e pa dënuar më parë, 24-vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë.

July 2, 2016 09:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*