Itali, zbulohet nën rrënojat e një teatri thesari me monedha ari

September 10, 2018 11:38

Itali, zbulohet nën rrënojat e një teatri thesari me monedha ari

Një sasi monedhash të shekullit të V-të është gjetur nën rrënojat e një teatri italian.

Monedhat që vlejnë miliona euro, ishin vendosur në një enë prej balte.

Ndërtuesit që shembën teatrin “Cressoni” në Como të Italisë, u mahnitën kur zbuluan arin qindravjeçar.

Monedhat romake do të studiohen dhe datohen përpara se të përfundojnë në një muze.

Ministri i Kulturës, Alberto Bonisoli, tha: “Ne ende nuk e dimë  me detaje rëndësinë historike dhe kulturore të kësaj gjetje, që provon se është një thesar i vërtetë. Zbulimi na mbush me krenari”.

Teatri u inaugurua në vitin 1870 dhe më vonë në një kinema përpara se të mbyllej në vitin 1997.

Ndërkohë, godina në fjalë po shembej që aty të ndërtohej një vendbanim luksoz.

Autoritetet tani po planifikojnë të pezullojnë punën në vend, për të lejuar gërmime të mëtejshme.

a.s/dita

September 10, 2018 11:38
Komento

1 Koment

  1. Dodona mbi Tomorr September 10, 18:15

    Ja pse duhet shembur edhe “teatri” i vjeter ne Tirane! Ndoshta ne rrenojat e tij gjendet ndonji thesar si ky qe u gjet ne rrenojat e ketij teatrit Italian te Komos. Sa ngjashmeri paskan keta dy teatro , vetem se ky Italiani qenka shume me i vjeter :Cudi si e prishin Italianet kete teater monument kulture qe eshte ndertuar ne vitet 1870 ndersa ky joni edhe pse nuk u ndertua per teater dhe eshte shume here me i ri se ai Italian, duan ta bejne sot , me zor “Monument “kulture!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*