Italia 20 milionë euro fond të ri për Shqipërinë

June 17, 2016 11:37

Italia 20 milionë euro fond të ri për Shqipërinë

Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja për fazën e dytë të programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit nga ministri Ahmetaj dhe ambasadori italian Cutillo.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje parashikohet hapja e një fondi të ri prej 20 milionë euro, të cilat do shkojnë për financimin e projekteve në fusha të ndryshme me tre objektiva kryesore: rritjen e qëndrueshme me anë të përmirësimit të konektivitetit dhe përdorimit të burimeve; kohezioni social dhe formimi profesional; shteti i së drejtës dhe demokracia sociale.‎

Ndërkohë, në fazën e parë‎, janë financuar 42 projekte në vlerë rreth 16 milionë euro.

June 17, 2016 11:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*