HP: Italia, dalje nga Traktati i Mastrihtit, rikthim tek Lireta

May 18, 2018 10:53

HP: Italia, dalje nga Traktati i Mastrihtit, rikthim tek Lireta

Dy partitë populiste të Italisë, të cilat fituan të drejtën që të negociojnë për qeverinë e ardhshme, duan të kthehen në kohën para Traktatit të Mastrihtit, përpara se të vendosej monedha e përbashkët europiane.

5 Yjet dhe e djathta ekstreme “Lega” kanë premtuar të shkëputen nga eurozona, por tashmë janë të përfshirë në debate të ashpra për mënyrën se si do të ndodhë ndarja e koalicionit.

Huffington Post Italy botoi këtë të Martë një version të marrëveshjes paraprake mes tyre, ku shkruhej se dy partitë do të kërkonin procedura teknike për t’u larguar nga Eurozona e për t’iu rikthyer sovranitetit monetar.

5 Yjet dhe Lega u përgjigjën duke thënë që teksti ishte i vjetër dhe që e kishin përditësuar duke i hequr masat që kërkonin largimin e Italisë nga Euroja.

Por të mërkurën partitë botuan një deklaratë të re që shpaloste qëndrimin e tyre të përbashkët në lidhje me Eurozonën, si dhe dëshirën për t’u kthyer në kohët e Liretës italiane, në vitet 1980 dhe 1990.

“Struktura e tanishme e qeverisjes ekonomike të Europës, e bazuar në mbizotërimin e tregut, dhe respekti për rregullat e rrepta që janë të pabaza nga pikëpamja shoqërore dhe ekonomike, sjell nevojën për ta rishikuar këtë strukturë me partnerët europianë”, thonë ata.

“Fryma e përbashkët është që të rikthehemi në kohën para Traktatit të Mastrihtit, kur vendet europiane kishin qëllime të sinqerta për paqe, vëllazëri, bashkëpunim dhe solidaritet”, shtojnë ata.

Traktati i Mastrihtit, që u nënshkrua në vitin 1992 dhe hyri në fuqi në vitin 1993, parashtroi strukturën e përdorimit të Euros dhe vendosjen e standardeve të përbashkëta për politikat ekonomike, që nga rregullat fiskale e deri te njësimi i monedhës së përbashkët.

Menjëherë pas kësaj deklarate, investuesit nisën të nxjerrin në shitje asetet e tyre në Itali, duke ndikuar çmimin e bonove qeveritare, ndërkohë që aksionet e bursës së Milanos ranë përkundrejt bursave europiane.

Vlera për bonot shtetërore të thesarit me afat 10 vjeçar u rritën me 6 pikë, gati në 2%. FTSE Mib, tregu italian i bursës, ra me 0.4%. Hendeku midis bonove italiane dhe ato gjermane, me afat 10 vjeçar, u zgjerua në 137.35 pikë, nga 129 që ishte të Martën.

Në deklaratën që nxorën të mërkurën, 5 Yjet dhe Lega Nord nuk iu adresuan pikave të tjera të tekstit, të cilat gjithashtu mund të ngrinin alarme midis investuesve dhe aktorëve ekonomikë.

Mes tyre ishte një kërkesë ndaj Bankës Qendrore Europiane për të fshirë një borxh 250 miliardë dollarësh që Italia duhet të paguajë për programin e blerjes së bonove, (i quajtur lehtësim sasior), një propozim që mund të bjerë ndesh me një traktat europian që ndalon financimin monetar të vendeve. Banka Qendrore Europiane ka refuzuar të komentojë.

5 Yjet dhe Lega thanë se kjo politikë do ta ulte borxhin e Italisë me 10% të PBB, që tani është në nivelin 130%, një nga vlerat më të larta në gjithë Eurozonën.

Marrëdhënia e re e Italisë me Europën ka qenë qendra e vëmendjes së marrëveshjeve midis Luigi Di Maios, kryetarit të 5 Yjeve, dhe Mateo Salvinit, nga Lega.

Edhe pse bisedimet bënë hapa pas të Hënën, kur të dy palët nuk arritën të bien dakord për emërimin e kryeministrit, Di Maio dhe Salvini ishin optimistë pas bisedimeve të së Martës.

Disa nga propozimet e tjera të marrëveshjes së të Hënës përfshinin:

Rishikim të kontributit italian në buxhetin e BE-së

“Ndarje e veprimtarive tradicionale të huadhënies nga spekulimet financiare.” Mbrojtje të bizneseve të vogla nga liberalizimi i orëve të punës, nga zgjerimi i shpejtë i bizneseve të mëdha, si dhe zbatimi i Direktivave Bolkestein të BE-së për liberalizimin e tregut të lirë.

Për sa i përket politikave të ekonomisë së brendshme, dokumenti konfirmon se do të rritet ndihma shoqërore për italianët e varfër si dhe do të ulen disa taksa. Një tjetër plan është të zhbëhet reforma e pensionit e vitit 2011, një masë me kosto të lartë, që mund të ngrejë shqetësime për financat publike.

Në politikën e jashtme, si 5 Yjet ashtu edhe Lega janë anuar vazhdimisht përkrah Kremlinit. Ata kanë bërë thirrje që të hiqen të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

“Ne konfirmojmë aleancën tonë me NATO-n, me SHBA-të, të cilët i shohim si aleatë të privilegjuar. Konfirmojmë edhe hapjen me Rusinë, e cila nuk duhet të shihet si kërcënim, por si partner tregtar dhe ekonomik”, thotë teksti.

Një nga veçoritë e marrëveshjes paraprake ishte caktimi i një komiteti pajtimi, i përbërë nga dy udhëheqësit e partive dhe nga kryeministri i ardhshëm. Komiteti do të merrej me zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, si dhe të diskutojë se si duhet të përgjigjet qeveria ndaj situatave të paparashikuara që mund të shfaqen. /James Politi, Financial Times – Perkthimi: TCh. 

o.j/dita

May 18, 2018 10:53
Komento

11 Komente

  1. Paul Tedeschini May 18, 11:21

    FAJIN kryesor te gjendjes se sotme te ITALISE e kan “Forza Italia” me BERLUSCONIN (e centro-destra) dhe PD-PARITO DEMOKRATICO (ish komunistat), sepse keto per vite kan ba shume abuzime ne kurrize te popullit dhe punojsve italian.

    Keshtu populli rà ne duert e Leges dhe 5 Stelle, te cilat asnji gja pozitive nuk mund ti sjellin ITALISE, POS DAMEVE NE TE GJITHA PIKPAMJET.

    Nuk besoj qe Presidenti Matarella do te lejoje shkarjen e Italise, i mbeshtetun natyrisht edhe nga BE-ja.

    Reply to this comment
  2. Arben May 18, 11:50

    NUK KA GJE SE FUTEMI NE DHE SHPETOJME

    EURON.

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku May 18, 11:52

    Po kjo ishte loja….!
    Me shprese se Europa do te na fale borxhet,por as mos e shkoni ndermend ore talino….

    Reply to this comment
  4. H May 18, 11:56

    Mos e keni informazionin nga ai që beri videon e xhafes ?

    Reply to this comment
    • nje shqiptar prej 25 vjetesh ne Itali May 18, 13:14

      Ka te drejte personi me iniciale H . Po mire more zoterinj gazetare , po ku i merrni keto broçkulla qe i servirni lexuesit si te verteta ? Une sapo lexova kontraten perfundimtare te dy aleateve Movimento 5 Stelle dhe Lega prej 65 faqesh , e ne asnje rresht nuk thuhen keto budalliqe qe shkruani ju . Sipas kesaj kontrate , Italia konfirmon NATO-n dhe Bashkimin Evropian , por do te kerkoje te shqyrtohen disa klauzola te BE-se , qe i japin me shume autonomi vendeve antare , per te vendosur per vendet e tyre respektive . Kjo nuk do te thote aspak , as dalje nga euro , as rishikim i ndonje traktati te rendesishem (si ai i Mastrihtit , apo i Lisbones) . Nga gjithe sa shkruani ju , jane komplet te kunderta me programin e nenshkruar dhe bej çudi se , ku i kini gjetur keto informacione ?! Programi i qeverise qe po lind , ka shume gjera pozitive per italianet , mbi te gjitha , e ashtuquajtura “rredito di citadinanca” , qe do te thote 780 euro ne muaj per cilindo qe mbetet pa pune , derisa te sistemohet ne nje pune te re , gjithashtu reforma e re e pensioneve , qe parashikon nxjerrjen jashte ligjit te reformes Fornero te pensioneve , qe ishte nje masaker per personat anziane(pleq) .
      Gazeta Dita , zhdukeni urgjentisht kete artikull te genjeshtert e shpifes , sepse eshte turp kush t’a lexoje .

      Reply to this comment
      • Aty May 19, 01:32

        Po qe duhen minimumi 65 miliarde euro ku do ti gjej keto euro Salvino e Di Mail.Vetem NGA reforma
        Fornerò Italia kurseu 50 miliarde € deri ne vitin 2030.

        Reply to this comment
  5. tip-tap May 18, 14:04

    Italia do shkoj per lesh po vazhdoi me politiken pro ruse anti BE! Keta debila kujtojne se po dolen nga euro do ti shpetojne krizes.

    Reply to this comment
  6. shqiptari emigrante ne Itali May 18, 14:52

    Jam pothuaj dakord me sa thote “nje shqiptar prej 25 vitesh ne itali” qe sikurse dhe une gati 20 vjet dhe se mohoj qe kam votuar Lega-n sepse jemi “lodhur” me kete te majte “tejet e semure italiane” gati e pasherueshme dhe “serve” e Brukselit burokrat. Dhe gaboheni kur thoni se jane kunder Europes etjera etjera mbroçkulla. Kunder kesaj “TIP” Europe po, qe mendon per sanksione, klandestinve afrikan, romve qe vjedhin 24 ore per 24 etjera etjera…(plus ato qe thote i lartpermenduri) por jo per ata qe punon me djersen e ballit!…

    Reply to this comment
  7. kampaçurreta May 18, 16:47

    PER NE QE JETOJME PREJ VITESH NE ITALI JEMI NE PRITJE TE NJE QEVERIE MES DY FORCAVE QE KANE FITUAR ZGJEDHJET, SA PER DEVIJIMET QE PERFLASIN NGA LARG MUNDE TE THEM QE KULTURA POLITIKE E ITALIANEVE NUK BARAZOHET NE ASNJE MOMENT ME ATE TUAJEN NE SHQIPERI,. ATA DINE TE BEJNE POLITIKE, KOALICIONE,MARRVESHJE DHE OPOZITE POR NUK DINE TE NGREJN CADRA,TE HEDHIN CIZME,APO MIELL.

    Reply to this comment
    • DINGO May 18, 18:03

      Ti je nga ata qe iken me anije si zorrethare ,apo me skaf si sirian se po na ben dhe analizen e mortjes dhe kromes italiane.Italia eshte haleja e evropes jane vetem per tu gatuar evropianeve dhe per tu qepur rrobat.Mallrat italiane dhe makinerite italiane kane nje nam shume te keq ne Bote.Ti me duket paske henger mire dhe mbushe zhaben keto vite dhe po na derdellis pordhe nga qynefet e gabeleve.Shqiperia nuk eshte me si e late juve morrat e komunizmit.Italia ka 46 Qeveri ne 50 vite .shume mbreselenese.Ha ndonje pice me miell skarco dhe rruaj sumen,se grate ja u kane mbarsur mire.

      Reply to this comment
  8. De Rada i Riu May 18, 17:38

    Gjèja mè e pavlerè sot, si nga ata qè jetojnè prej shumè vitesh nè Itali e pèr mè tepèr, ata qè e njohin si turistè Italinè èshtè, tè komentosh pèr atè. Politika e rafinuar italiane nuk ka aspak nevojè pèr kèshillat dhe pèrvojat
    tona atje. I kemi fqinj tè mirè, na lidhin shumè gjèra e i duam tè mirèn…..Neve shqiptarèt na nevoitet tè marrim nga pèrvoja e tyre nè fushat e artit, kulturès, arsimit, ushqimit etjer…Ata e kanè tè zgjidhur destinacionin e tyre….tè merremi me Shqipèrinè…..Ajo ka shumè nevojè pèr NE, !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*