Italia e kërkonte për trafik droge dhe krim të organizuar, “Lulet e Pranverës” prangosin vlonjatin

March 25, 2020 13:26

Italia e kërkonte për trafik droge dhe krim të organizuar, “Lulet e Pranverës” prangosin vlonjatin

Policia e Vlorës kapi një person të shpallur në kërkim nga Italia për vepra të rënda, me urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli.

Gjatë operacionit të koduar “Lulet e Parnverës”, është vënë në pranga 39-vjeçari me inicialet F. Xh., i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes në Itali e ka shpallur fajtor për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Strukturat e Policisë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit italian”, thuhet në njoftimin zyrtar.

a.q./ dita

March 25, 2020 13:26
Komento

2 Komente

  1. Ju lumte forcat e endit. March 25, 22:10

    Kalbini ne burg keta maskarenje se na felliqen vendin emrin dhe marrin ne qafe jete njerezish. Pushkatim si e ben Kina ketyre kriminelve edhe gezhojen e plumbit ne Kine pas egzekutimit ja cojne familjes ta paguaj per ksi lloj kriminelesh.Ju lumte dora juve qe e kapet. Keshtu duhet zero tolerance per kriminilet.Mos tju zeje kemba dhe.

    Reply to this comment
  2. TIRONA March 26, 02:09

    Nuk ka meshire per njerez te tille!
    Per Atdhene fal Dashurine
    Per Dashurine fal Jeten!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank