Italia gati të lërë Eurozonën, mbështet planin e Britanisë së Madhe

October 20, 2015 16:00

Italia gati të lërë Eurozonën, mbështet planin e Britanisë së Madhe

Italia është e gatshme të mbështesë Britaninë e Madhe në kërkesën e saj drejtuar Brukselit për ndarjen e BE­së në dy shpejtësi, ku pritet të formalizohet ndarja midis shteteve anëtare që janë në Eurozonë dhe 9 shteteve që janë jashtë.

Kështu raporton e përditshmja britanike Telegraph e cila pohon se një dokument ka qarkulluar nga Londra në Romë pas takimit të ministrit të jashtëm britanik Hammond dhe homologut italian Gentiloni në fillim të tetorit. Iniciativa ka të bëjë me përgatitjet e David Cameron i cili në nëntor do t’i prezantojë Komisionit Europian kërkesën për të reformuar raportet mes Londrës dhe Brukselit para referendumit të “Brexit”, daljes së Britanisë së Madhe nga BE që pritet të formalizohet brenda 2017­ës.

Sipas gazetës britanike, bashkëpunimi “pas kuintash” mes Britanisë së Madhe dhe Italisë në ripërcaktimin e një Bashkimi Europian më të integruar krahasuar me atë që mbetet jashtë eurozonës është shumë i vlefshëm për Londrën, e cila thotë se “Italia është vendi i parë themelues i BE që merr pjesë në eurozonë dhe mbështet kërkesat e Britanisë së Madhe”.

Deri më tani asnjë shtet i madh europian nuk e ka mbështetur kërkesën e Britanisë së Madhe. Telegraph ka publikuar të dhëna sipas të cilave Cameorn ka përgatitur një plan me katër pika për të prezantuar në Bruksel në tavolinën e negociatorëve. Nuk bëhet fjalë për kushte të thjeshta. Ato janë në favor të euroskeptikëve dhe BE vështirë se do t’i pranojë. Midis kërkesave të Londrës njëra prej tyre kërkon tërhiqjen nga supershteti europian dhe një tjetër flet për kundërshtimin e Euros si monedhë e vetme e BE në të ardhmen.

Pika e tretë që do të prezantojë Cameron ka të bëjë me mundësinë e një “kartoni të kuq”, që do t’i lejojë Britanisë së Madhe të kundërshtojë ligjet europiane në çështje të caktuara. Dhe në fund, një strukturë e re të qeverisë së BE që të tutelojë 9 vendet jashtë eurozonës nga mazhoranca automatike e 19 vendeve të tjera. Sipas Telegraph mundësia që plani me katër pika i Cameron të pranohet është afër zeros.

October 20, 2015 16:00
Komento

4 Komente

  1. xha Beqo October 20, 16:51

    Ska gjo se del Italia dhe futen pelazget.

    Reply to this comment
  2. Linda October 20, 16:58

    Lol e bukur kjo. Ne mbanin syte nga Greqia ja futi Italiani. Bllof i zerretshem Renci, por qe nuk e bene ti daljen nga Eurozona as nuk diskutohet.

    Reply to this comment
  3. Arben October 20, 17:56

    EUROZONA QYSH KUR U THEMELUA, U THEMELUA MBI BAZEN E MASHTRIMIT.

    KRITERET U SHKELEN HAPUR ME TE DYJA KEMBET NGA SHUMICA E SHTETEVE “JUGORE” QE JANE MESUAR TRADICIONALISHT “TALLAVA”.

    PRITNI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA.

    Reply to this comment
  4. nikaja October 20, 18:26

    prisni kur te thot SALIU i ka thene EDI RAMA RENZIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*