Italia i thotë përfundimisht “JO” emigrantëve
Nga Arkiva
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka deklaruar në një intervistë për Corriere della Sera se “emigrantët e shpëtuar nga anijet e drejtuara nga organizatat joqeveritare nuk do të lejohen në Itali”.
Ai i ka akuzuar shpesh OJQ-të për nxitje të trafikimit të emigrantëve dhe duke theksuar qëndrimin e tij, Salvini u shpreh përgjatë intervistës se OJQ-të nuk ishin më të ligjshme.
Ministri i Brendshëm ka folur edhe për marrëveshjen e arritur nga udhëheqësit e BE-së në Bruksel, përmes së cilës Italia shpreson të minimizojë kërkesat që BE-ja i ka vendosur përkundrejt emigrantëve.
Italia konkretisht nuk do të marrë shpërndarjen e detyrueshme të të gjithë emigrantëve, por vetëm atë vullnetare të refugjatëve. Ajo do të jetë e detyruar vetëm për të hapur kampe të reja, si dhe të pranojë kthimin në vend të njerëzve që kanë ikur në Gjermani dhe Austri.
Sipas Bashkimit Europian, numri i emigrantëve është 95% më i ulët se në kulmin e krizës në vitin 2015, por shihet se ka një tendencë sërish për rritje të saj.
s.a/dita
OJQ po nxjerrin superfitime ne miliona euro ne kurriz te popujve te qytetareuar te BE.
Te shpallen te paligjeshme dhe rruga e dyte me e mire eshte qe ata te trajtohen njesoj si emigrantet e paligjeshmem.
Anijeve te “shpetimit” pra te fitimit te OIQ t’u merret timoni t’u hidhet ne uje dhe te lihen ne det te hapur.
xhorxh sorros
xhorxh sorros.