Italia jashtë Botërorit/ Presidenti Tavekio drejt dorëheqjes

November 19, 2017 18:14

Italia jashtë Botërorit/ Presidenti Tavekio drejt dorëheqjes

Pas mungesës në Botëror tronditja në futbollin Italian nuk ka kaluar akoma.

Me sa duket shkarkimi i Gian Piero Venturës ishte vetëm fillimi. Situata është akoma e trazuar dhe çështja nuk është vetëm tek trajneri i ri por pasi shpëtoi fillimisht, tashmë lëkunden seriozisht pozitat e Presidentit të Federatës italiane të futbolli Carlo Tavecchio.

Pasi u paraqit tek intervista në Le Iene ku tha se ka katër ditë që nuk fle dhe i vuri të gjithë fajin ish trajnerit Ventura tashmë Tavecchio po shkon drejt dorëzimit.

Numri 1 i Federatës sipas burimeve pranë tij ka gati dorëheqjen. Ai mund të paraqitet i dorëhequr në mbledhjen e Këshillit Federal të hënën ose mund të mos votëbesohet nga anëtarët e Këshillit.

Disa nga organizmat e futbollit Italian kanë dalë kundër Presidentit Carlo Tavecchio të cilin po ashtu e bëjnë me faj për mungesën e kualifikimit dhe balanca e votave nuk është në favor të tij. Tavecchio mund të sigurojë 10 deri në 11 vota nga 21.

Edhe nëse votëbesohet nuk do të ketë mazhorancën dhe mediat italiane zbulojnë se Tavecchio mund të japë dorëheqjen për të evituar një shkarkim.

Carlo Tavecchio është në krye të Federatës italiane që nga gushti i vitit 2014. Mesa duket Tavecchio është i izoluar dhe dorëheqja është shumë pranë.

November 19, 2017 18:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim