Italia mbështet Shqipërinë me 2.5 milionë euro

May 23, 2015 07:19

Italia mbështet Shqipërinë me 2.5 milionë euro

Qeveria italiane mbështet qeverinë shqiptare me 6 projekte të zhvillimit në sektorë të ndryshëm me një fond prej 2.5 milionë euro. Në Ministrinë e Financave u zhvillua dje ceremonia e miratimit të financimit të gjashtë projekteve, për një vlerë totale financimi prej 2.5 milionë euro, pjesë e thirrjes së tretë në kuadrin e Marrëveshjes Italo-Shqiptare të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), një iniciativë e Programit Aktual të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar për të mbështetur zhvillimin social në Shqipëri. Ministri i Financave,  Shkëlqim Cani u shpreh se “Programi Italo – Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), të cilin kam kënaqësinë ta bashkë udhëheq me Ambasadorin Gaiani, është një nga shembujt më konkret se si vullneti i mirë i dy qeverive mund të sjellë ndryshime reale”.

Ministri Cani e vlerësoi si “një nga programet me efikasitet më të lartë”, këtë program, duke shtuar se “ndryshe nga herët e tjera dhe, kryesisht për shkak të reformës territoriale, këtë herë thirrja ishte e hapur vetëm për ministritë dhe agjencitë qeveritare” dhe se “projektet e financuara i përgjigjen nevojave konkrete të target grupeve të caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare”. Thirrjes së tretë për propozime të shpallura i’u përgjigjën 38 projekt-propozime të paraqitura nga ministritë shqiptare, për një total financimesh të kërkuar prej 14 milionë Eurosh.

Në projektet e financuara përfshihen: zhvillimi i një projekti pilot për zhvillimin turistik në zonën e Vlorës, nëpërmjet krijimit të qendrave të informacionit turistik dhe infrastrukturës sinjalistike turistike, një projekt  i dytë, që ka si qëllim konvertimin e bunkerit të nëndheshëm pranë Ministrisë së Brendshme në një qendër artistike të vizitueshme; një projekt tjetër ka si qëllim krijimin e standardeve për urgjencat në pikat turistike detare dhe pajisjen e ambienteve me aparatura mjekësore të përshtatshme; një projekt për krijimin e 5 shkollave pilot në konceptin e shkollës si Qendër Komunitare; projekt për krijimin e një inkubatori për start-up-et teknologjike dhe financimin e disa ideve për t’u shndërruar në biznese inovative; një tjetër projekt është ai për fuqizimin e formimit profesional në sektorin e mekatronikës në Shkodër.

May 23, 2015 07:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin