Italia mbeti jashtë Botërorit, por fundjava e Serie A vjen me sfida spektakolare

November 15, 2017 15:59

Italia mbeti jashtë Botërorit, por fundjava e Serie A vjen me sfida spektakolare

Pas apokalipsit që përmbysi gjithë pritshmëritë e Italisë për Botërorin, kampionati është kahu i duhur nga duhen rivënë shinat me Serinë A që rikthehet fuqishëm duke dhuruar emocione të forta me përplasjet e mëdha, siç është derbi i Romës apo Napoli-Milan.

7 nga skuadrat kryesuese do të sfidohen mes tyre dhe vetëm Inter rezervon një përballje jo direkte edhe pse ajo me Atalantën në San Siro sërish mbetet një sfidë interesante.

Kalendari premton takime, të cilat sjellin sfida që duken sikur të ishin projektuar pikërisht për të ngushëlluar sadopak zhgënjimin e pësuar nga të kaltrit.

Derbi i kryeqytetit Roma-Lazio është ndeshja më sfiduese që serviret si pjatë e parë, sepse siç dihet një derbi krijon histori, por në këtë rast skuadra që fiton bën një hap të rëndësishëm përpara në garën e pretendentëve për titull. Immobile rikthehet në fushën e tij të preferuar ku përballë do të ketë mbrojtjen më të fortë të kampionatit.

Më pas rradhën e ka Napoli që duhet të rinisë nga stopimi me Chievon përballë një Milani triumfues ndaj Sassuolos.

Të dielën të gjithë prozhektorët janë për Sampdoria-Juventus. Skuadra e Giampaolos luan gjithnjë e më mirë  dhe vjen e karikuar nga fitorja e sapo shënuar në derbi ndërkohë që Juventus mundi më vështirësi Beneventon. Sampdoria do të tentojë të gjitha shanset edhe pse Juventus nuk do të lëshojë pe.

Në mes të këtyre sfidave Interi do të tentojë të futet në një korsi të sigurtë edhe pse Atalanta nuk është një kafshatë e lehtë, sërish skuadra e Spalletit ka treguar të jetë solide dhe me vazhdimësi.

November 15, 2017 15:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*