Italia mbyll portet për emigrantët, Salvini: Filloni kërkimin diku gjetkë

June 16, 2018 20:23

Italia mbyll portet për emigrantët, Salvini: Filloni kërkimin diku gjetkë

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka paralajmëruar që anijet humanitare të cilat transportojnë emigrantë ta heqin si opsion ankorimi Italinë.

Ishte pikërisht Salvini ai i cili ndaloi një javë më parë anijen “Aquarius” që të ankorohej në brigjet italiane me qindra emigrantë në bord.

Ai paralajmëroi në mënyrë të nënkuptuar se anija në fjalë duhet të jetë shembull për të gjitha anijet e tjera, si dhe të kuptohet njëherë e mirë se Italia nuk do ta mbështesë biznesin e emigrimit klandestin.

“Ndërsa anija “Aquarius” shkon drejt Spanjës, dy anije të tjera organizatash joqeveritare me flamuj holandezë kanë mbërritur afër brigjeve libiane. Ne e dimë se Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore në biznesin e emigrimit klandestin dhe atyre do t’u duhet që të kërkojnë porte të tjera ku të shkojnë”, shkroi Salvini në rrjetet sociale.

Lideri i Lega Nordit rikonfirmoi një ditë më parë qëndrimin e tij, duke thënë se nuk do të jenë OJQ-të e huaja të financuara nga vendet e tjera ato që do të vendosin se kush zbarkon ose jo në Itali.

s.a/dita

 

June 16, 2018 20:23
Komento

2 Komente

  1. C'a bohet kshtu June 17, 02:46

    Z. Salvini, dergo ne det te hapur trupat e e marines ushtarake Italiane, qe t’u sharrojne dhe t’u marrin timonin e ta hedhin ne detit anijeve pirate dhe te perplasen ku te duan, keto anije fantazma fitim prurese te mbushur me klandestine dhe me anetare terroriste te ISIS.

    Reply to this comment
  2. nje shqiptar prej 25 vjetesh ne Itali June 17, 13:13

    Me ne fund , desh Perendia , erdhi nje minister i brendshem , qe i doli per zot problemit me te madh italian , imigracionit . Eshte bere jeta e pa durushme kudo ne Itali ; te dalesh ne rruge , ne çdo pese veta , kater jane arabe ose afrikane , qe nuk kane sensin e punes e te jetes normale . Sillen vetem verdalle rrugeve , nuk krijojne familje , shesin turli lloj qelbesirlleqesh e kinezerira dhe te detyrojne me zor te blesh diçka , ose t’i japesh lemoshe ; shesin droge , vjedhin shtepite , kerkojne kushte e xhami per t’u falur nga shtate here ne dite , neper rruge shikon me shumice gra te mbuluara koke e kembe , qe trembin kalamajte . Epo edhe keshtu , nuk mund te jetohet : te me vish ti ne shtepine time , te shkaterrosh jeten dhe une te te duroj , ne emer te humanizmit…. Jo , kurre . Vazhdo Salvini , asnje kembe ne Itali nga keta ronxho-bonxho qe nisen nga viset me te humbura te botes dhe frymen e mbajne ne mez te Firenzes , Romes , Venecias per t’i ndyre keto qytete , qe jane krenaria e njerzimit dhe botes se qyteteruar . Te shporren te gjithe klandestinet arabo-afrikane qe jetojne rrugeve pa dokumenta e identitet dhe qe merren vetem me delinkuence e kriminalitet . Pushka top t’u befte Mateo Salvini .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*