Italia me qeveri populistësh, “kontrata” 5 Yjet–Lega thuajse e përfunduar

May 13, 2018 09:45

Italia me qeveri populistësh, “kontrata” 5 Yjet–Lega thuajse e përfunduar

 

Zgjedhjet e fundit në Itali nxorën jashtë rolit të protagonistit partitë e vjetra dhe e lanë pushtetin në duart e dy populistëve si Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, të cilët pas muajsh përplasje në distancë duket se kanë arritur të përmbyllin me sukses një kontratë për të qeverisur së bashku.

Pesimizmit të italianëve duket se i ka ardhur fundi dhe vendi mund të ketë së shpejti një qeveri të re, pasi mediat shkruajnë se programi i përbashkët M5S-Lega është pranë finalizimit.

Di Maio dhe Salvini e kanë titulluar kontratën e tyre qeverisëse “Kontrata për Qeverinë e Ndryshimit” dhe deri më tani raportohet të kenë rënë dakord për shtyllat më të rëndësishme të saj.

Taksat e sheshtë, të ardhurat e shtetësisë dhe konflikti i interesit do të jenë disa nga pikat.

“Flamuri” i fushatës zgjedhore të 5 Yjeve ishin të ardhurat qytetare dhe është koha vendimtare për një reforme të qendrave të punësimit, ndaj palët kanë rënë dakord për këtë pikë.

Lidhur me çështjet e BE-së dhe emigrantët, duket se Di Maio është dorëzuar para Salvinit duke i falur atij më shumë kompetenca.

Salvini do të njoftojë së shpejti angazhimin për “rinegociimin e traktateve evropiane me Italinë”.

Dhe për emigrantët, duket se Italia mund të fusë në lojë edhe riatdhesimet në vendet e origjinës.

5 Yjet dhe Lega kanë folur edhe për sistemin e drejtësisë, ku është e konfirmuar se do të hapen burgje të reja në Itali.

a.s/dita

May 13, 2018 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim