“Italia, partnere strategjike”, Rama do takojë Gentilonin në Romë

October 8, 2017 15:50

“Italia, partnere strategjike”, Rama do takojë Gentilonin në Romë

 

Kryeministri Edi Rama pritet që gjatë mesjavës të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takojë homologun e tij italian Paolo Gentiloni.

Sipas burimeve nga kryeministria për SCAN, kjo është dhe vizita e parë e kryeministrit në një shtet të Europës, pas udhëtimit në Shtetet e Bashkuara ku u takua dhe me presidentin Donald Trump.

Ky është takimi dytë që dy kryeministrat do të zhvillojnë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa në muajin Korrik ata diskutuan në Samitin e Triestes, disa nisma rajonale, si krijimi një hapësire të vetme ekonomike në rajon.

SCAN ka mësuar se në fokus të këtij takimi pritet të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë si dhe për njohjen e pensioneve, si për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe italianët që jetojnë në Shqipëri.

Vizita jep dhe një mesazh të fortë duke konfirmuar se në arenën ndërkombëtare Italia mbetet ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë.

 

October 8, 2017 15:50
Komento

2 Komente

  1. Viron Xhavara October 8, 19:37

    Adrian;Po beje nje koment rreth vizites se Rames ne Itali, por nuk jam i sigurte se, do e botoni, por une do te provoje.Duke lexuar kete shkrim dhe aresyet perse Edi Rama do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Itali ,une do te bej nje koment mbi kete vizite.Nuk e bej komentin sepse une kam deshire te merem me komente ,por sepse ne pamundesi te shkrimeve, mendoje se edhe me komente, do te levize dicka.Shikoje qe, Rama nuk ka ne axhenden e tije nje nga ceshtjet me te renda shqiptare ,qe eshte ceshtja; Masakra e Otrantos; ,ku me 28 mars 1997 u masakruan 120 shqiptarte ne mes te detit ne ujerat nderkombetare midis Shqiperise dhe Italise ne Kanalin e Otrantos, nga nje anije e marines italiane ,ku rreth 50 deri 60 ishin femije, nga 1 muaj e deri me radhe deri 11 vjec e larte.Mua ne kete masaker, me kane masakruar familjen, gruan, dhe tre femije te vegjel ,dy binjake 4 vjec dhe nje vajze 10 vjec.Duke pare Ramen me ze dhe me figure qe, per ceshtje te tjera ka qene shume aktiv ne raporte me fqinje te tjere, dhe duke pare qe, per kete ceshtje as edhe nje here te vetme nuk e ka permendur diku ,ku kjo ceshtje eshte nje nga masakrate me te temershme qe kane pesuar shqiptaret ne shekullin e kaluar,atehere mua me lind e drejta qe te mendoje se,Rama eshte nje person i pa bese, dhe shqiptaret jane ne kurth prej tije.Une personalishte i jam drejtuar disa here me Emaile ne zyren e tije ne kryeministri per ceshtjen Masakra e Otrantos;,por me pergjigje, ai me ka fyer.Atehere perse ndodhe qe Rama nuk e ka ne axhende kete ceshtje,ku kjo ceshtje eshte shume e lehte ta kesh ne axhende, sepse faktet mbi kryerjen e masakres jane te pastra me ze dhe me figure,ku fakti me i paster eshte, ku Romano Prodi pranon ne nje tv Shqiptare me 15 nentore 2015, qe ne e kemi kryer vrasjen, por jo me qellim.Tani do te thoshja i sigurte, se perse Rama nuk e ka ne axhende kete ceshtje .E para eshte se Edi Rama punon kunder Shqiperise dhe Shqiptareve(nuk ka vend ne bote qe te kete qeveri ,kur nuk ka uje ,ku nuk ka drita ,ku nuk ka rruge,dhe ku nuk ka pune), se bashku me nje grup njerez te veshur me Armani dhe me zyra luksoze ne qender te Tiranes perballe popullit me te varfer te Europes.E dyta eshte se,ne perfundim te procesit fallco, me 9 maj 2014 ,ku nuk u denua asnje person, grabitet dhe demshperblimi prej 250 milion dollaresh (me kete shume autoritetet italiane duhet te demshperblenin te afermit sipas ligjeve nderkombetare),avokate ishte nje person, qe sote eshte keshilltare i zotit Rama(ketu ka nje skandal, qe si mund te perfaqesosh ne nje proces persona, ku ata nuk te kane autorizuar dhe nuk te njohin fare ,si eshte e mundur kur, ky person sote, eshte keshilltare i zotit Rama, dhe si ka mundesi ky skandal ndodhe ne syte e te gjithe botes, Dhe e treta eshte se Rama do qe te jete i sigurte ne mbarimin te mandatit, te jetoje ne Itali bashke me familjen, pasi ne Shqiperi nuk jetohet(kete taktike ndjekin dhe ushtaret e Rames, pasi kane siguruar parate duke punuar ne qeveri, me pase largohen nga shqiperia nepermjete varjantit, emerim neper ambasada.

    Reply to this comment
  2. Arber I October 8, 22:07

    Me italianet jemi nje rrace, kemi ADN te perbashket. Me vhjen keq per greket, jemi po aq te afert, por grekerit vuajne sindromen e mashtrimeve shekullore ne kurriz te shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*