Italia prezanton uniformat për Botërorin “Brazil 2014”

March 4, 2014 16:12

Italia prezanton uniformat për Botërorin “Brazil 2014”

Federata Italiane e Futbollit në bashkëpunim me sponsorin e saj teknik prezantuan uniformat e reja që përfaqësuesja e të kaltërve do të veshë gjatë Brazil 2014, por që fillimisht do të provohen në miqësoren me Spanjën. Dizenjo i ri parashikon ndryshime të rëndësishme me teknologjitë më inovative. Fanellat janë dizenjuar në mënyrë të tillë që të mund të kontribuojnë në maksimalizimin e fuqisë fizike, me synimin për të përmirësuar paraqitjet në fushë. Në uniformat e para dhe të dyta, është përdorur një material që ofron një mikro-masazh mbi lëkurë, duke punuar në sinergji me trupin, ç’ka siguron një rikuperim më efikas të muskujve. Stilimi i fanellave inspiron traditën artizanale italiane.

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të organizojë një tur prezantues të 23 uniformave të reja të kombëtares në qytetet kryesore të Italisë, Napoli, Romë dhe Milano. Nga 8 marsi në sheshet kryesore italinane tifozë axurrë do të kenë mundësi të shfaqin pasionin e tyre për kombëtaren.

March 4, 2014 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*