“Italia që ëndërronte Enveri”

January 31, 2018 17:50

“Italia që ëndërronte Enveri”

Interesi Italian ndaj Shqipërisë nuk ka qenë një shpikje e fashizmit gjatë viteve ’20-’30 por ka rrënjët më të thella në Rilindjen e të dy vendeve dhe në rolin diplomatik të Italisë në themelimin e shtetit shqiptar pas Luftës së Madhe.

Në këtë përfundim ka dalë Nicola Pedrazzi, kërkues pranë “Vëzhguesit Ballkanik dhe Kaukazit Transeuropian” me qendër në Trento të Italisë, i cili konsiderohet në botën akademike si instituti më i rëndësishëm i informacionit dhe kërkimit europian mbi rajonin e Ballkanit, shkruan Konica.al.

Studimi voluminoz i Pedrazzit me titull “Italia që ëndërronte Enveri” është rezultat i rrëmimit në arkivat historiko-diplomatike të Ministrisë së Jashtme Italiane në Romë si dhe i fondit arkivor të shtetit shqiptar përfshi dhe artikujt publicistike të vetë diktatorit Hoxha të publikuar nga Instituti i njohur në atë kohë si ai i Studimeve Marksiste-Leniniste si dhe në shtypin e kohës: “Zëri i Popullit”, “Zëri i Rinise”, “Puna”, “Bashkimi” etj.

Por nëse në frontin shqiptar, burimet i atribuohen një rendi monolit, duke ofruar kryesisht një variant të unifikuar të historisë, kahu italian i kërkimit, sipas studiuesit Pedrazzi, karakterizohet nga versione të shtresëzuara, të përbërë nga shumë zëra të niveleve të ndryshme në hierarkinë shtetërore italiane ndër vite.

Përpos Arkivit Qendror të Shtetit, janë konsultuar edhe Arkivat e Fondacionit “Basso”, të Institutit Historik të Rezistencës ne Toskana si dhe ato të Emilia Romanja, në veçanti ajo e Shoqatës “Bashkimi Kulturor Arbëresh” që është i vetmi fond arkivor i cili ruan në fondin e tij koleksionin e plotë të revistave italiane të zonë marksiste-leniniste.

Duke iu referuar dokumenteve shqiptarë, Nicola Pedrazzi citon një lloj tërheqjeje të hershme të Shqipërisë ndaj Italisë që në kohën e Rilindjes. Pashko Vaso, njeh tek vetja e tij, se në vitin 1850 ishte pikërisht dashuria për Italinë përpos dashurisë për drejtësinë që e nxiti të përfshihej në revolucionin e Venecias në vitin 1848.

Madje edhe miku i tij, bashkautor i programit politik të lëvizjes për Rilindje, Sami Frashëri ishte i bindur se Italia, vendi që kishte strehuar 300 mijë shqiptarë, ishte garancia më e mire për të ardhmen e integritetit territorial të shtetit shqiptar.

Në këtë libër analizohen gjerësisht ndodhi kryesore nëpër të cilat është ndërtuar marrëdhënia shqiptaro-italiane në fillim të shekullit të XX-të, sikurse depërtimi ekonomik dhe infrastrukturor i Italisë që prej vitit 1925, pakti i miqësisë dhe sigurisë së 27 nëntorit 1926 si dhe Traktati i Tiranës një vit më pas.

Për të mbërritur në shpalljen e Zogut si Mbret të Shqipërisë në 1 shtator të 1928-ës, që shënon dhe kulmimin e marrëdhënieve me vendin fqinj të përtej detit. Me dhjetëra faqe Pedrazzi i kushton në këtë studim edhe krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare si dhe instalimit të diktaturës hoxhiste në vend. Madje edhe marrëdhëniet që PPSH pati me partinë simotër italiane ai i ka inkuadruar brenda luhatjeve që pësoi raporti i Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik përgjatë 50 viteve.

“PPSH dhe Partia Komuniste Italiane kanë pasur po ashtu një raport kompleks, sikurse shkruan Pedrazzi. “Palmiro Togliatti dhe Enver Hoxha kanë pasur shumë dallime mes tyre. Nga njëra anë qëndronte një parti perëndimore që kishte pranuar me kompromis linjën e partisë mëmë sovjetike në kampin socialist me gjithë kontradiktat që ekzistonin dhe nga ana tjetër ishte partia komuniste shqiptare e strukturuar sipas ideologjisë strikte staliniste.

Në një dokument disafaqësh të Komitetit Qëndror të adresuar në Legatën e Romës, i cili duhet të qëndronte sekret evidentohen kritikat e shqiptarëve ndaj komunistëve italiane. Në veçanti tendenca “policentriste” e ndjekur nga Togliatti e papërputhshme me vizionin monocentrist të shqiptarëve; pohimi për një komunizëm specifik dhe kombëtar që nënkuptonte për shqiptarët rrezikun e afrimit me modelin jugosllav dhe mungesën e interesit të dukshëm të PKI-së ndaj Partisë Popullore Shqiptare.

Pas konferencës së Jaltës, Enver Hoxha lëshohet me inat mbi italianët të cilët i konsideron tashmë si revizionist. Sipas tij komunizmi italian kishte tradhtuar Revolucionin në emër të Kushtetutës.

o.j/Dita

 

January 31, 2018 17:50
Komento

10 Komente

  1. E Viva El Comandante January 31, 17:57

    bravo .

    VF.LP 🙂

    ee ca ke !

    Reply to this comment
  2. "brigada rosa" January 31, 18:04

    c’kena Vero,bene.
    come stai li ,
    si i ke skipertaret ?
    lo so ,
    mos fol ,
    te tan pederasta i ke .

    Reply to this comment
  3. demo January 31, 18:12

    C`i jepni RENDESI,nje diktatori provincial,nje kryetar katundi si enver hoxha,krahasuar me udheheqes masash shume milioneshe qe e kane shkruar(mire,keq),historine e komunizmit boteror! Enver Hoxha ishte si Plaku Mere,e kishte rrethuar me tela me gjemba sinorin e tij dhe kapardisesh si gjeli maje plehut.

    Reply to this comment
  4. Nene Pashako D February 1, 02:07

    Aman o “demo” deri kur do flasish keshtu Ti, se s’me besot se flet ti.-Me “tela me gjemba”,po shqipareve nje gjmb ne kembe sy hyri,sa qe gjalle Ai,qe historia ia ka caktuar vendin: “I TRETI i VERTETI”udheheqes…
    “GJE-IS-EN”do jete emri pergjithesues sa historik.
    Le te flasin sa te duan anadollaket e cdo ngjyre.
    Lerreni popullin te qete se zgjedh si di VETE.

    Nene Pashako D

    Reply to this comment
  5. anton February 1, 03:13

    Demo ke te drejte ! Bravo !
    .
    Ky “kryetar katundi” me popullsi 1.5 miljon ne 1960 ju kundervu bash ne strofullen e ariut rus Qerosit Hryshov dhe e beri te flase me vehte..si I cmendur nje kryetar te nje shteti me rreth 200 miljon
    .
    Akoma tregohen ne Rusi si ja futi Enveri Kryshovit ne nje kohe qe Amerika kishte frike prej tij.
    ..
    Një sharje e pashembullt në historinë e takimeve ndërkombëtare, që i përket Hrushovit udhëheqësit të superfuqise Nr-1 të viteve 1960, Bashkimit Sovjetik, studiohet në fakultetet e gjuhëve të huaja në Rusi!
    .
    Në tekstin mësimor “Si të bëhesh përkthyes” (botuar në vitin 1999) me autor dr. prof. Rjurik Konstaninoviç), jepen disa episode pikante nga jeta e tij si përkthyes, ku ai më i veçanti ka të bëjë me sherrin mes udhëheqjes sovjetike dhe asaj shqiptare. Ja se si e tregon ngjarjen autori i tekstit për fakultetet e përkthimit :
    Në mbledhjen e udhëheqësve të partive komuniste, që erdhën në Moskë nga të gjitha kontinentet. Sapo kishte mbajtur fjalimin e tij Enver Hoxha, udhëheqësi i komunistëve shqiptarë.
    .

    Ai kritikoi ashpër Hrushovin për faktin se Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik po shkurton ndihmën ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria po përpiqet të ecë në një kurs të pavarur në politikë. N.S. Hrushovi u bë flakë i kuq, sytë e tij të vegjël filluan të bëhen më depërtues. Në atë moment, kur ulem në kabinën e përkthimit simultan, ai çohet në këmbë dhe, mezi duke mbajtur veten, fillon të flasë me qetësi. Ndjehet se e ka jashtëzakonisht të vështirë të flasë me qetësi.
    .
    Fjalimi i tij është një kreshendo e pandërprerë, dhe pasi numëroi dhe një herë të gjitha llojet e ndihmave që PKBS i jep Shqipërisë, ndodh shpërthimi. Hrushovi ulërin si i cmendur për mosmirënjohje të ndyrë, akuzon E. Hoxhën për të gjitha mëkatet e mundshme, dhe si përmbyllje, duke humbur vetëpërmbajtjen, shpërthen përfundimisht:
    .
    “Dhe ky njeri na ka dhjerë me mut… nga koka e deri te këmbët, që ia bëfsha…të ëmën (etot çellovjek obros…u nas s nog do golovy, tudi jego matj)!”.
    .
    E kush do guxonte tjeter pervec Enver Hoxhes…ti dilte perballe Arushes Ruse !!
    .
    ++++
    Dihet nga te gjithe qe Enver Hoxha ne ate kohe e beri kete beteje me Hryshovin sepse ky I fundit filloi romancen jo vetem me Titon por dhe me Venizellosit qe e mbeshteti per autonomine e Vorio-Epirit..
    .
    Dhe kjo beteje ishte nje turperim per Hryshovin I cili ne librin e tij te vetem shkrunate: Akoma nuk e kuptoj si ikem si pula te lagura nga Shqiperia

    —-
    ..Nje verejtje per moderatoren/et o.j
    .
    Konfernca e Jaltes u mbajt ne 4-11 shkurt 1945 prandaj ju lutem me profesionale ne perkthim .se ne ate kohe nuk kishin dale akoma revizionistet…habitem si nuk e ka kapur ky “demo” kete lapsus por merret fecet e Enverit si hijene
    .
    Demo !
    .
    O Trim prej Lushnje ku thone te cafte lepuri..
    Jepi Enverit ate qe I takon…ose me sakte mbylle ate qenef se je sa nje bole I tij…
    kurre nuk e kam lavderuar apo mbrojtur Enverin por sinori I tij me “tela me gjemba” kishte vlere me shume se kjo kohe e putanave porno-politike qe e kane kthyer ate vend ne Kolumbi apo Itali te viteve 60-70…dhe hale ambasadoresh qe thone do kapen big-fish (peshqit e medhenj) ne Janar dhe kapen bolet e demo-s…
    .
    .Edhe nje here:
    Kam qene..jam dhe do te jem kunder Enver Hoxhes dhe sistemit te tij..por derisa te jete Monstra e Viqidolit jashte burgut..deri sa Edi Rama & Donald Luli me Ilirmetat e tij tallin trapin me ate popull automatikisht e bejne “enver diktatorin” burrin e shtetit nga me te medhenjte qe ka nxjerre njerzimi dhe kete nuk e them une por Donald Rameta..

    Reply to this comment
  6. demo February 1, 10:26

    Anton @
    Adenauer e mori Gjermanine nje germadhe,as bar as lakra nuk kishin fushat.Mori nje popullsi te sakatuar,80% femra,pleq e femije,ne krye te 10 vjeteve kaloi krizen,punetori gjerman merrte page njesoj si Francezi,Ne krye te 20 vjeteve qytetari gjerman arriti ameriken.Me keto rezultate matet Lideri,jo me kenge folklorike

    Reply to this comment
  7. KALI TRO(PO)JES & GOMARI CEPANIT February 1, 14:43

    Dy verejtje miqsore per Gazeten Dita
    .

    Nuk e di pse perdoret sot 2 fjaleshi “diktature hoxhiste” si ne kete artikull dhe kjo nuk eshte serioze..nuk eshte korrekte por eshte zgjatim i terrorit antikomunist te pas 1992 qe ka kaluar ne genocid antikamunist.
    .
    Ok…quajeni te tille por qendroni te distancuar nga te tjeret..Psh; kur ne na pushtuan italianet ne 1939 propoganda atehere thoshte qe erdhem per tju shpetuar nga TIRANIA ZOGISTE..

    ..PRA ASHTU si erdhen turqit qe na cliruan nga gjergj kastrioti.
    .

    ..apo amerikanet qe erdhen ne 1991 dhe thane se na cliruan “nga diktatori i tmerrshem” qe per hire te vertetes ata e munden te vdekur fizikisht se moralisht ai ka triumfuar dhe kjo per merite te tyre qe na kane lene peshqesh nje nga mostrat me te medha qe ka nxherre njerzimi Sali Bishen qe sot po ju ben leksion shqipkareve te cilet ju eshte bere lavazh truri 100%

    .
    Kam verejtur se shume here ju (por dhe nje pjese e shtypit shqiptar) para emrit Enver vendosni parafjalen diktator dhe kjo nuk eshte korrekte bile eshte nje autocensure nga ana juaj se keni frike se ju quajne enverist…
    .
    Si duhet te quhet Enver Hoxha ? dhe sistemi i tij
    Sipas enciklopedise britanike ai quhet:
    -Lideri socialist i Shqiperise 1944-1985
    -Sekretari i Pare i Partise Punes Shqiperise
    -Kryetari i Frontit Demokratik
    -Komandant i pergjitheshem i Ushtrise Shqiptare.
    .

    Pra nga me siper nuk ndegjuam as fjalen diktator dhe as fjalen komunist.
    Keto dy fjale jane relike nga koha e dy antishqiptareve dhe antiamerikaneve bill rajerson dhe elez biberaj qe i kane bere me dem shiperise se vete serbet & greket me sali qenberishen e tyre gjoja me doktrinen idiote te dekomunistifikimit.
    NR.2
    Shqipateret gabojne rende kur thuhet “permbysja e regjimit komunist”.
    Edhe me budallai e di se sistemi (apo regjimi)1945-1990 u rrezua vete dhe nuk e permbysi njeri.
    Koha e enver hoxhes mehmetit dhe ramiz alise kishte mbaruar pasi i kishin realizuar detyrat kombetare: clirimi i vendit dhe rindertimit .Biles ne 1971-1972 qe ishte nje fare lulzimi i atij sistemi, Enver Hoxha deklaroi solemnisht se ka ardhur koha qe ata te cilet bene luften te largohen dhe brezi i ri te marre stafeten…Mirpo te gjithe e dine se bashkpuntoret e tij mprehen thikat jo vetem duke luftuar midis tyre por dhe tallnin komandantin e tyre…Prandaj Enveri e nderroi drejtimin se do kishte perfunduar si Caushesku qe u hap bythesh.
    .
    Nqs se ka ndonje merite per kete “permbysje” ai eshte dora vete Ramiz Alia dhe keto berishat apo elez biberet ishin kakerdhia te ramizalise.
    ……………………
    .
    .
    MERR SHEMBULL NGA VETE AMERIKANET QE QUAJNE:
    MAON..KRYETAR
    TITON..MARSHALL
    KASTRON..LIDERI REVOLUCJONIT
    HO SHI MININ…LIDERI SOCJALIST…..EDHE PSE KANE BERE LUFTE ME AMERIKEN DHE KANE VRARE USHTARE AMERIKANE PA HESAP…

    Enver Halil Hoxha ( si quhet zyrtarisht “diktatori “)

    16 October 1908 – 11 April 1985)

    was the socialist leader of Albania from 1944 until his death in 1985,
    .
    as the First Secretary of the Party of Labour of Albania.
    .
    He was chairman of the Democratic Front of Albania and commander-in-chief of the armed forces from 1944 until his death.

    qellimi komentit:

    te dashur kanibale anti-enverista
    beni pak pushim..
    .
    Ndaloni bresherita e topava dhe rraketave kunder enverit te vdekur…
    .
    Merruni me mostren Sali Bisha qe po ju shkerdhen si komb per cerekshekulli sa ka arrittur te shurroje jetimet & viktimat e tij me koqet e Rames dhe Donald Lu…..dhe kete nuk e ka bere as hitleri as enveri…

    Reply to this comment
  8. ELIOT February 4, 16:20

    PO NJE TREGIM INTERESANT …..POR TE GJITHE E DIME SE KISHTE 2 PARTIE KOMUNISTE … NJE TROCKISTE QE SKISHTE ASGJE TE PERBASHKET ME ENVERIN ME STALININ DHE 2 … DIKTATORET ..QE E PERVETESUAN LUFTEN PER INTERESAT E TYRE PERSONALE . DHE DHUNUAN POPULLIN … PERSE STALINI E SHPORRI ME DHUNE TROCKIN …?????? EDHE NE LUFTEN E SPANJES …KOMUNISTAT E STALINIT DONIN DHUNE DHE SISTEM DIKTAUTURE ..E KAM LEXUAR NE FRENGJISHTE SI U PERCANE DHE FILLOI LUFTA MIDIS BOLSHEVIKEVE NE SPANJE .. ERDHEN KOMUNISTA NGA BOTA ME IDE MARKSISTE LENINISTE ..DHE E PANE SE ME TE VERTETE ISHTE STALINISTE ..QE BENI SIC JU THEM UNE STALINI OSE PUSHKATIM .. DHE KUR SHUME ME IDE KOMUNISTE KUR E KUPTUAN SE KISHIN RENE NE KURTHE … DONIN TE KTHEHESHIN NE VENDET E TYRE …. .. BOLSHEVIKET E STALINIT NUK I LEJONIN .. I QUANIN TRADHETARE …. SEPSE STALINI COI OFICERA KOMANDANTE QE DREJTONIN FORCAT KUNDER GENERAL FRANCOS … PRANDAJ TE GJITHE U TERHOQEN DHE BOLSHEVIKET E HUMBEN SPANJEN … EDHE PASTAJ …..POPULLI U GEZUA QE BOLSHEVIKET U TERHOQEN ./////.ENVERI E BERI KOMUNIZMI SIPAS DESHIRES SE VETE PREJ COBANI … THONTE CDON POPULLI BEN PARTIA .DHE KUR POPULLI KERKONTE QE TE ULESHIN CMIMET TE BEHESHIN REFORMA PER JETEN E VESHTIRE … ENVERI I FUSTE NE BURGJE ..I QUANTE TRADHETARE .. DHE KOMUNIZMIN E ITALIANEVE I QUAJTI TRADHETARE SEPSE NUK I BININ MUZIKES SIPAS QEFIT TE ENVERIT …KELYSH KURVE …BASTARDE … KUR TITO I THA SLLAVEVE OK SKA PUNE ….HOP I HAPI KUFIJTE DHE SLLAVET PUNUAN NE FRANCE QE NE 1964 …. ENVERI THA DONI PUNE .ME RREGULLAT E MIA . BUKE ME KOS .. BUKE MISRI ME DJATHE ..DHE AI QE E HAP GOJEN ESHTE ARMIK I KLASES… SE PER VETE I SHKONI CDO DITE ME KAMION PATATET DHE QINGJAT .. DHE KUR KOMUNISTI TITO I LA TE LIRE ..ENVERI I VISTE TE RIJTE SI LEPUJ .. DHE I CUANTE TRADHETARE .. HE NENE PASHAKO I KE PARE SA TE RINJ REBELA QE DONIN LIBERTEN VRAU SKIZOFRENI YT ..ENVERI …APO FLEJTE GJUME PER 50 VJET .. …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*