Interesi Italian ndaj Shqipërisë nuk ka qenë një shpikje e fashizmit gjatë viteve ’20-’30 por ka rrënjët më të thella në Rilindjen e të dy vendeve dhe në rolin diplomatik të Italisë në themelimin e shtetit shqiptar pas Luftës së Madhe.
Në këtë përfundim ka dalë Nicola Pedrazzi, kërkues pranë “Vëzhguesit Ballkanik dhe Kaukazit Transeuropian” me qendër në Trento të Italisë, i cili konsiderohet në botën akademike si instituti më i rëndësishëm i informacionit dhe kërkimit europian mbi rajonin e Ballkanit.
Studimi voluminoz i Pedrazzit me titull “Italia që ëndërronte Enveri” është rezultat i rrëmimit në arkivat historiko-diplomatike të Ministrisë së Jashtme Italiane në Romë si dhe i fondit arkivor të shtetit shqiptar përfshi dhe artikujt publicistike të vetë diktatorit Hoxha të publikuar nga Instituti i njohur në atë kohë si ai i Studimeve Marksiste-Leniniste si dhe në shtypin e kohës: “Zëri i Popullit”, “Zëri i Rinise”, “Puna”, “Bashkimi” etj.
Por nëse në frontin shqiptar, burimet i atribuohen një rendi monolit, duke ofruar kryesisht një variant të unifikuar të historisë, kahu italian i kërkimit, sipas studiuesit Pedrazzi, karakterizohet nga versione të shtresëzuara, të përbërë nga shumë zëra të niveleve të ndryshme në hierarkinë shtetërore italiane ndër vite.
Përpos Arkivit Qendror të Shtetit, janë konsultuar edhe Arkivat e Fondacionit “Basso”, të Institutit Historik të Rezistencës ne Toskana si dhe ato të Emilia Romanja, në veçanti ajo e Shoqatës “Bashkimi Kulturor Arbëresh” që është i vetmi fond arkivor i cili ruan në fondin e tij koleksionin e plotë të revistave italiane të zonë marksiste-leniniste.
Duke iu referuar dokumenteve shqiptarë, Nicola Pedrazzi citon një lloj tërheqjeje të hershme të Shqipërisë ndaj Italisë që në kohën e Rilindjes. Pashko Vaso, njeh tek vetja e tij, se në vitin 1850 ishte pikërisht dashuria për Italinë përpos dashurisë për drejtësinë që e nxiti të përfshihej në revolucionin e Venecias në vitin 1848.
Madje edhe miku i tij, bashkautor i programit politik të lëvizjes për Rilindje, Sami Frashëri ishte i bindur se Italia, vendi që kishte strehuar 300 mijë shqiptarë, ishte garancia më e mire për të ardhmen e integritetit territorial të shtetit shqiptar.
Në këtë libër analizohen gjerësisht ndodhi kryesore nëpër të cilat është ndërtuar marrëdhënia shqiptaro-italiane në fillim të shekullit të XX-të, sikurse depërtimi ekonomik dhe infrastrukturor i Italisë që prej vitit 1925, pakti i miqësisë dhe sigurisë së 27 nëntorit 1926 si dhe Traktati i Tiranës një vit më pas.
Për të mbërritur në shpalljen e Zogut si Mbret të Shqipërisë në 1 shtator të 1928-ës, që shënon dhe kulmimin e marrëdhënieve me vendin fqinj të përtej detit. Me dhjetëra faqe Pedrazzi i kushton në këtë studim edhe krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare si dhe instalimit të diktaturës hoxhiste në vend. Madje edhe marrëdhëniet që PPSH pati me partinë simotër italiane ai i ka inkuadruar brenda luhatjeve që pësoi raporti i Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik përgjatë 50 viteve.
“PPSH dhe Partia Komuniste Italiane kanë pasur po ashtu një raport kompleks, sikurse shkruan Pedrazzi. “Palmiro Togliatti dhe Enver Hoxha kanë pasur shumë dallime mes tyre. Nga njëra anë qëndronte një parti perëndimore që kishte pranuar me kompromis linjën e partisë mëmë sovjetike në kampin socialist me gjithë kontradiktat që ekzistonin dhe nga ana tjetër ishte partia komuniste shqiptare e strukturuar sipas ideologjisë strikte staliniste.
Në një dokument disafaqësh të Komitetit Qëndror të adresuar në Legatën e Romës, i cili duhet të qëndronte sekret evidentohen kritikat e shqiptarëve ndaj komunistëve italiane. Në veçanti tendenca “policentriste” e ndjekur nga Togliatti e papërputhshme me vizionin monocentrist të shqiptarëve; pohimi për një komunizëm specifik dhe kombëtar që nënkuptonte për shqiptarët rrezikun e afrimit me modelin jugosllav dhe mungesën e interesit të dukshëm të PKI-së ndaj Partisë Popullore Shqiptare.
Pas konferencës së Jaltës, Enver Hoxha lëshohet me inat mbi italianët të cilët i konsideron tashmë si revizionist. Sipas tij komunizmi italian kishte tradhtuar Revolucionin në emër të Kushtetutës.
a.c./dita
KU SPJEGOHET KETU SI E DONTE ENVERI ITALINE PARA DUCES?
Sepse e gjithe kjo qasje qe parashtron Nicola Pedrazzi ka shume te pa-verteta, meqenese Italia e mbeshteti Shqypnine ne ditet e veshtira kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer vendosi krijimin e shtetit shqyptar ne kufijte qe ka deri me sot, ne nje kohe qe Austrohungaria me shtetet ballkanike kishin vendosur asgjesimin total te kombit tone, mallkim qe e trashegoi edhe me vone Stalini kur i tha Kordelit ne Moske se “…shtqyptaret jane nje popull i prapambetur i ege, fis ujembledhes dhe drupreres qe duhet te trajtohen nga sllavet si qene dhe se Jugosllavia duhej ta gelltiste Shqypnine dhe sa me shpejt ta bente kete aq me mire…” keshtu i tha Stalini Kordelitte Titos ne Moske dhe ajo e nuk tregon Pedrazzie shkrimin e tij per dashnine e Enverit per Italine komuniste dhe antifashiste eshte se Palmiro Togliatti vdiq ne 1964 me nderime ne BRSS i rrethuar nga te gjithe liderat komuniste boterore, ndersa Enveri vdiq si qen i braktisur ne Dimrin e Vetmise se Madhe me emerin e Stalinit ne goje.
Austro-hungaria,Perandoria e shente romake e popullit Gjerman,qe nga viti 1450 eshte Mbeshtetesja sigurte,pa lojra prapa shpine e Kombit Shqiptar ne Trojet e Tij shekullore. Austria eshte themeluesja,mbeshtetesja,financuesja e Pavarsise ne Vlore dhe qeverrise se Ismail bej Vlores.
Ne rrethimin e pare te Krujes ne 1450 i shohim luftetaret gjermane si mbrojtes te Krujes,
Ne 1455 U vrane dhe u masakruan ne Rrethimin e Beratit 12 mije ushtare te Skenderbeut,shmica e te cileve(8 mije) ishin specialiste rrethimi Gjermane dhe artiljere Napolitane.
Ne 1787 Perandoria Austriake vendosi te mbeshtese krijimin e Federates Ilirike nen kryesimin e Vezirit te Shkodres,duke besuar ne fitoret kunder sulltanit te karamahmut Bushatlliut.Per kete qellim armatosi malesoret katolike te Malit te Zi te fisit Shqiptar te Kucit dhe malesine e Kelmendit te bashkohen me karamahmutin.Krejt me te pabese Kara Mahmuti vrau ambasadoret Austriake te derguar te Perandorit dhe u bashkua me sulltanin.Vulosi fatin e vet prej tradhetari te pabese,turkoshak e delenxhi,sepse djemt e piperrit e Pallabardhit e vrane si qen ne Kuc me hu gardhi,,Nderhyri Rusia e Katerines dhe i armatosi me topa e arme kunder pashallareve te Shkodres. prej ketij turkoshaku dhe islamiku te pabese,Kuci dhe Piperri u bene Orthodokse serbe,.Ndrruan edhe gjuhen dhe sot flasin serbisht.
ismail bej vlora u nis nga Viena me hazinete me florinj te perandorit Austriak,per te shpallur pavaresine ne Vlore.Ishte e vetmja Fuqi Evropiane qe mbeshteste pavaresine e Shqiperise.
Ditet e Fundit te qendreses turko-shqiptare ne Shkoder ishte Flota luftarake e Austrise qe beri nje demostrim force ne ujrat e Ulqinit.
Kur Esad pashe tradhtari me damke,i dorzoi me tradhti kundrejt gjys miljoni franga ar,celsat e Shkodres,princ danilos se Malit te Zi,,Austria i dergoi Ultimatum per terheqje Malit te Zi.Kur Kral nikolla nuk u bind edhe pas Ultimatumit,Ushtria Austriake zbarkoi ne Kotorr,Marshoi drejt Cetinjes.Ushtria malazeze u shpernda pa lufte,keshtuqe Ushtria austriake mori ne diorzim Shkodren deri ne arritjen e Komisjonit nderkombetar,qe nuk ja njohu Shkodren Malit te zi,por si kompensim ndau gjakoven nga Trungu qe i mbetej Shtetit shqiptar.
Populli shqiptar kendej dhe andej Drini i detyron Perandorise se shente Austro-Hungareze MEVETESINE,aTO TROJE te cungeta qe gezon sot,sepse per te siguruar keto troje Austria eshte perleshur me perbindsha diplomatike si Franca serbo sllave,Rusia bushtra qe rriti sllavo-orthodhokset e Ballkanit,Anglia,bolla qe polli dhe rriti gjarperinjte greke,Italia me dy ftyra me qellime expansioniste kunder shqiprise..
Le te mos hedhim llogje pa mbeshtetje historike, ja cfare shkruan enciklopedia Britannica ne internet:
“Shqipëria kishte qenë një shtet i pavarur, pasi kishte fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike, por askush nuk e njohu kët pavarësi. Ajo perfundimisht u njoh nga Fuqitë e Mëdha ne Konferences e ambasadoreve ne Londer si “Principata e Shqipërisë”, pasi Turqia hoqi dorë zyrtarisht të gjitha të drejtat e saj në maj 1913. Duke qenë një vend i ri i sapolindur, ai u shpërbë shpejt dhe vetëm pak muaj pas marrjes së pushtetit, sundimtari i tij gjerman, Princi Wilhelm, u detyrua të ikte. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, anarkia pushtoi vendin pasi fiset dhe rajonet shqiptare u rebeluan kundër sundimit qendror. Për të mbrojtur pakicën greke, Greqia vendosi kontrollin në rrethet jugore deri ne Vjosë duke filluar nga tetori 1914. Në përgjigje të kësaj, Italia, edhe pse zyrtarisht neutrale në atë kohë, dërgoi gjithashtu trupa në portin e Vlorës, ndërsa Serbia dhe Serbia dhe Mali i Zi mori kontrollin e rajoneve veriore. Më 10 dhjetor 1915, ushtria bullgare kaloi lumin Drin, hyri në Shqipëri dhe sulmoi pozicionet e ushtrisë serbe dhe e detyroi te që tërhiqej. Së pari ushtria bullgare përparoi në luginën e lumit Mat, duke kërcënuar të pushtonte Shkodrën dhe Lezhën. Megjithese Aleate te Boshtit midis Mbretërisë së Bullgarisë dhe Austro-Hungarisë kishtye rivalitet për vendosjen e ndikimit të tyre në Shqipëri. Në përpjekje për të vendosur ndikimin e saj në Shqipëri, Bullgaria lejoi Ahmed Zogun të vendoste administratën e tij në Elbasan dhe e mbështeti atë në përpjekjet e tij për të ringjallur mbështetjen për regjimin e Vilhelmit të Wied-it. Në vitin 1915 Serbia u sulmua dhe u pushtua nga forcat e kombinuara gjermane, Austro-Hungareze dhe bullgare; ushtria serbe u tërhoq nëpër qafat malore të Shqipërisë veriore dhe u largua drejt Adriatikut. Pushtimi i dyfishtë nga Austro-Hungaria dhe Mbretëria e Bullgarisë dhe mungesa e mbështetjes nga Mbretëria e Serbisë ose Italisë, e detyruan Essad Pashë Toptanin të largohej nga Republika e tij e Shqipërisë Qendrore më 24 shkurt 1916, kur ai përsëri shpalli luftë Austro-Hungarisë. Trupat italiane dëbuan grekët nga Shqipëria e Jugut dhe vunë nën kontrollin e tyre pothuajse të gjithë territorin shqiptar në qershor 1916. Në shtator 1917, trupat franceze të komanduara nga gjenerali Maurice Sarrail ndërmorën një aksion kundër ushtrive të Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë në Shqipëri. Edhe pse ushtrive të Bullgarisë dhe Austro-Hungarisë iu bashkuan shqiptarët, të udhëhequr nga Hysejn Nikolica, trupat franceze pushtuan Pogradecin, duke i dhënë fund pushtimit bullgar të Shqipërisë. Austro-Hungaria përdori precedentin francez në Korçë për të justifikuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nën protektoratin e saj më 3 janar 1917, në Shkodër. Të njëjtën gjë bëri edhe Mbretëria e Italisë kur shpalli pavarësinë e Shqipërisë nën protektoratin e saj më 23 qershor 1917 në Gjirokastër. Gjenerali Giacinto Ferrero shpalli atë ditë Protektoratin Italian dhe javët në vijim hyri në Greqi dhe pushtoi Janinën. As Britania e Madhe dhe as Franca nuk ishin konsultuar më parë dhe ata nuk i dhanë asnjë njohje zyrtare Protektoratit Italian. Kjo republikë shqiptare nën drejtimin e Turhan Përmetit, e mbrojtur nga 100.000 ushtarë të ushtrisë italiane, miratoi per here te pare zyrtarisht një flamur të kuq me shqiponjën e zezë në mes. Në vjeshtën e vitit 1918, italianët zgjeruan Protektoratin e tyre (pa i shtuar asgjë zyrtarisht Shqipërisë) në zonat e Greqisë veriore (rreth Kastorisë) dhe Maqedonisë perëndimore (rreth Manastirit ), të pushtuara nga bullgarët. Më 25 shtator Divizioni i 35-të italian arriti dhe pushtoi Krushevën thellë brenda Maqedonisë perëndimore. Forcat Austro-Hungareze qëndruan në Shqipëri ne zonat veriore deri sa një forcë shumëkombëshe Aleate e Antantes depërtoi ne veri dhe i dëboi ato në verë 1918 në drejtim te Vlorës duke u grabitur dhe masakruar rrugës nga cubat shqiptarë, ashtu sic ndodhi me ushtrinë serbe dy vite me pare ne 1916. Në shtator 1918, forcat e Antantës më në fund depërtuan nëpër linjat e Fuqive Qendrore në veri të Selanikut dhe brenda pak ditësh forcat Austro-Hungareze filluan të tërhiqen nga Shqipëria perfundimisht. Më 2 tetor 1918, qyteti i Durrësit u granatua qe nuk do të shkatërrohej qe t’i shërbente evakuimit të ushtrive bullgare dhe gjermane. Kur lufta mbaroi më 11 nëntor 1918, ushtria italiane kishte pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë. Serbia mbante pjesën më të madhe të maleve veriore të vendit; Greqia pushtoi copa toke brenda kufijve të Shqipërisë të vitit 1913 dhe forcat franceze pushtuan Korçën dhe Shkodrën si dhe rajone të tjera me popullsi të konsiderueshme shqiptare. Konfuzioni politik i Shqipërisë vazhdoi sepse Vendit i mungonte një qeveri e vetme e njohur nga Fuqite e Medha dhe shqiptarët kishin frikë të arsyeshme se Italia, Jugosllavia dhe Greqia do të shuanin dhe asgjesonin pavarësinë e Shqipërisë dhe do ta copëtonin perfundimisht vendin. Forcat italiane kontrollonin veprimtarinë politike shqiptare në zonat që ata pushtuan. Serbët, të cilët kryesisht diktuan politikën e jashtme të Jugosllavisë pas Luftës së Parë Botërore, u përpoqën të merrnin veriun e Shqipërisë dhe grekët kontrollonin Shqipërinë e Jugut. Presidenti amerikan Woodrow Wilson ndërhyri për të bllokuar asgjesimin e Shqiperise dhe dha mbështetjen e plote te SHBA për pavarësinë e Shqipërisë duke njohur një përfaqësues zyrtar shqiptar në Uashington, DC dhe më 17 dhjetor 1920, Lidhja e Kombeve njohu sovranitetin e Shqipërisë duke e pranuar atë si një anëtare të plotë. Megjithatë, kufijtë e vendit mbetën të pazgjidhur. Paqëndrueshmëria në vend mori fund kur Parlamenti i ngritur nga Kongresi i Lushnjes shfuqizoi “Principatën e Shqipërisë” dhe shpalli Republikën, duke i dhënë pushtetet diktatoriale Presidentit të ri Ahmet Zogu.”
Kjo eshte historia e vertete dhe duket si nje TURLI historike qe as nje Zot nuk e trogon dot se kush ishte MIK apo ARMIK i Shqypnise se coroditur dhe te plackitur nga te gjitha anet.
O intelekt-HALE edhe ti si QEN I ZGJEBOSUR do vdesesh ,as tabele tek koka nuk do kesh por nje gur!
Je kafshe mbushur shpirtin me helm!
777, besoj se intelektuali do vdese disa vite mbas teje sepse je nje superservil i pushtetit enverist-ramist,je nje shpifesire anti-popullore.
Enveri e mori dhe i dhjeu ne te Shqiperise per 50 vite, duke i bere Shqiptaret te emigronin nga syte kembet pas 90-es, te Fashistet Italiane dhe Nazistet Gjermane. Pashalleku i kuq, u shkermoq para Armiqve. Qysh ndodhi kjo gjeme mo Sillo?
Ore agjenti 777:
C’NE KY MLLEF ME HALE DHE WC?
kur:
intelektuali ka postuar me perkthim copy-paste nga enciklopedia Britannica hitorine e Shqypnise pas shpalljes se Pavaresise ne 1912 nga Ismail Beu qe pas ketij akti patriotik ja mbathi nga Shqypnia e la qeverine e tij dhe ja shiti Greqise jugun deri ne Vjose dhe megjithe kete u quajt nga Enveri si Baba i Kombit dhe i mbushi zyrat e shtetit me fotografine e tij, megjthese ja masakroi familjen dhe u hoqi pensionin e majme te Ahmet Zogut, kjo hipokrizi vazhdon deri e sot, as antikomunisti, Sali Berisha dhe as enveristi, Edi Rama nuk ja kane kthyer familjes se Ismail Beut pensionine majme te Ahmet Zogut dhe askush nuk kujtohet te thote:
DERI KUR DO TE VAZHDOJE KJO HIPOKRIZI?
dhe:
Kryeministri Edi Rama vendosi me buje mediatike ne 2018 ne pervjetorin e tragjedise se Ushtrise Austro-Hungareze nje pllake perkujtimore ne Vlore, per ushtaret Austro-Hungareze te vrare dhe masakruar nga ALBANIAN’S GOLGOTHA 2 gjate marshimit nga Prizreni deri ne Vlore ku i prisnin anijet italiane per t’i kthyer ne Atdhe, megjithese Austro-Hungaria ishte pjese e Boshtit Armik dhe tejet agresiv me aleate Gjermanine dhe Bullgarine, por Edi Rama nuk eshte kujtuar asnjehere te vendosi po keshtu nje pllake perkujtimore per tragjedine e Ushtrise serbe qe ishte pjese dhealeate e Antantes Mike Evropiane ne Lufte me Boshtin ku bente pjese qeveria e Esad Pashes gjate marshimit te ushtrise serbe nga Nishi per ne Durres ne 1916 qe po keshtu u vrane, u plackiten dhe u masakruan nga cubat shqyptare dhe qe pershkruhet ne histori si ALBANIAN’S GOLGOTHA 1
KJO ESHTE NJE QASJE JO KORREKTE ME HISTORINE
Para se Edi Rama te vendos nje “pllake perkujtimore” per ushtrine serbe qe pagoi jo te teren per ate qe i kishte punuar Shqiperise ne rrethimin e Shkodres, duke perfituar nga vonimi i shqiptarve qe u gjeten ne nje llogore me turqit per mbrojtjen e saj, duhet te reabilitoje Esat Pashe Toptanin dhe sjelljen e Parise se Dibres qe ju dhane nje mesim alla shqiptarçe, orekseve pansllave per t’i zene frymen e fundit egzistences se popullit shqipetar ne rrethimin e Shkodres. Se dyti te denohet Avni Rustemi si dore e sllaveve per te eleminuar doren e forte qe do ta bante shqiperine e tere, para vdekjes se tij natyrale, burrit te luftave dhe mbrojtsit te çeshtjes shqiptare ESAT PASHE TOPTANIT. Se Treti Ti kerkoi shtetit grek te ngrihet Permendorja e Esat Pashes ne Selanik ku dha kontributin per Evropen ne emer te popullit shqipetare se ketu ndahemi me etnit e tjera turqe, greke e sllave dhe te pranojme te futemi ne Europe duke njohur kufijte e Shqipnise ne linjen qe bashkone Selanikun me Prevezen , krahu tjeter Selanikun me Nishin. Kjo ashte qetsia e Ballkanit dhe mposhtja e pansllavizmes dhe panortodoksizmes.
Mos shpenzoni shume kohe me te kaluaren. Nxirrni mesim nga e kaluara, por shikoni perpara, per te tashmen dhe te ardhmen. Kemi nevoj per mirkuptim e bashkim, mbillni dashurin per atdheun. Kujtoni thenien e ‘Çajupit’:”Memedheu asht Toka, ku me ka ren koka, ku kam meme edhe ate, ku me njeh dhe guri i thate!.”
777 dhe fëndë
Ose nuk lexoni
Ose lexoni por nuk kuptoni
Italia dhe Enveri duheshin shume