Italia tërheq nga Shqipëria shefin e Interforcës

June 7, 2016 14:10

Italia tërheq nga Shqipëria shefin e Interforcës

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, edhe Italia ka bërë lëvizjet e saj mesa duket në funksion të hetimeve të nisura nga Prokuroria për pajisjen IMSI Catcher.

Shefi i Misionit Interforce në Tiranë, Michele Grillo është tërhequr nga detyra në Shqipëri, ndërkohë që nuk konfirmohet nëse ai është i shkarkuar nga ky post dhe kush do ta zëvendësojë atë.

Grillo u përmend nga mediat italiane pas publikimit të dyshimeve për aktivitetin e IMSI Catcher në Shqipëri si një ndër njerëzit që kishte ndërhyrë për ta sjellë këtë pajisje në Shqipëri.

Gjatë javës së kaluar ambasadori italian ishte në një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili e informoi atë se Prokuroria nuk po zhvillon hetime ndaj zyrtarëve apo punonjësve të Interforcës.

June 7, 2016 14:10
Komento

3 Komente

  1. anticensurë 25642654 June 7, 15:42

    fare thejshtë për të mos u marrë në pyetje nga prokuroria!!
    seicili mbron bythën e tij!!

    Reply to this comment
  2. Vëzhguesi F. June 7, 19:20

    Secili ka mendimin e tij. Une them se eshte akoma me e thjeshte. Nje vendi qe kerkon te beje dashuri me krimin dhe kriminelet, nuk ka pse te vazhdosh t’i japesh ndihme. Pa po te jete per prokurorine shqiptare, keta jo vetem qe nuk e ruajne trapin por dhe as qe i llogarisin ne tefterin e njerzve te gjalle.

    Reply to this comment
  3. Arben June 7, 21:38

    JO PO TE RRINTE E TA ARRESTONTE DHALLA????!!!!

    HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*