Italia voton të dielën me një ligj elektoral të pa testuar

February 8, 2018 17:06

Italia voton të dielën me një ligj elektoral të pa testuar

 

Italia, ekonomia e katërt më e madhe e Europës, shkon të dielën me një ligj elektoral të ri e të pa testuar në zgjedhjet e përgjithshme, për të cilat ekspertët besojnë se nuk do të prodhojnë një fitues të qartë.

Me peshën e një borxhi prej 2.3 trilionë euro, i cili përfaqëson 135% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe më shumë se 20% të atij total të Eurozonës, deficitet kryeneçe dhe një ekonomi të ngecur, bankat e paqëndrueshme dhe populizmi që shpërthen në politikën e saj, Italia – shkruan “The Guardian”, – shihet si një rrezik jo vetëm për vet atë, por edhe për BE-në, edhe pse disa thirrje të mëparshme për daljen nga euroja janë zbehur ndjeshëm.

“Lëvizja 5 Yjet” do të marrë pjesë në proces, si partia më e madhe e vetme, ndërsa një koalicion i partive të djathta, të mbledhura bashkë nga 81-vjeçari Silvio Berlusconi, përfshirë “Forza Italia”-n e tij dhe disa grupe të tjera të djathta, është gati 10 pikë përpara.

Megjithatë, me 30-40% të votuesve ende të pavendosur, rezultati përfundimtar është shumë i paparashikueshëm dhe, nëse zgjedhjet nuk do të arrijnë të nxjerrin një fitues të qartë, atëherë kjo do t’ia shtojë vendit paqëndrueshmërinë, thotë “The Guardian”.

“Negociatat për krijimin e qeverisë do të ishin të ndërlikuara, – vazhdon arsyetimin prestigjiozja britanike, – e mund të prodhojnë një koalicion të dobët e të paqëndrueshëm të majtë e të djathtë, i cili do të jetë i paaftë të miratojë legjislacione të rëndësishme, apo të nxisë reformat strukturore, që shumë besojnë se i nevojiten Italisë”.

a.s/dita

February 8, 2018 17:06
Komento

1 Koment

  1. L.F. February 8, 17:51

    Te djelen? Jo i dashur, shko e informohu, votojne ne daten 4 mars 2018 !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*