EURO 2016, Italia mposht 2-0 Belgjikën, kryeson grupin E

June 13, 2016 23:06

EURO 2016, Italia mposht 2-0 Belgjikën, kryeson grupin E

Me gola të Giaccherinit dhe Pelle Italia arrin që të marrë tri pikët e para në grup dhe duke kryesuar me rezultat dhe me lojë. Sot ka zhvilluar një ndeshje racionale, pa shumë raste dhe pa luajtur shumë në sulm. E tërhequr mirë në mbrojtje dhe me kundërsulme të shpejta arrin që të realizojë dy herë, duke lënë të shtangur ekipin belg.

Nga ana tjetër, skuadra kundërshtare pati mundësitë më të mira për të shënuar, por nuk i shfrytëzoi siç duhet, ndoshta dhe fati nuk ishte me ta.

Belgjikë – Itali 0-2
Shënues: Giaccherini 32′, Pelle 92′
Belgjika:
Courtois, Alderweireld, Vermaelen, Nainggolan (Mertens 62′), Vertonghen, Witsel, De Bruyne, Fellaini, R. Lukaku (D.Orgi 73′), Hazard, Ciman (Carrasco 75′). Trajner: Marc Wilmots
4Skema:
4-2-3-1
Italia: Buffon, Chiellini, Darmian (De Sciglio 59′), Candreva, Pellè, Barzagli, De Rossi, Éder (Immobile 78′), Parolo, Bonucci, Giaccherini. Trajner: Antonio Conte
Skema: 3-5-2
Gjyqtarë: Mark Clattenburg, Simon Beck, Jake Collin (Angli)
Kartonë të verdhë:
Bertongen 90+1′Chiellini 65′, Eder 75′, Bonucci 78′
Stadiumi: “
Stade de Lyon”

 

Pjesa e parë – Edhe pse Italia doli në fushë me formacion sulmues, në 10 minutat e para të lojës janë belgët që kërcënojnë portën e Buffon. Në minutën e 10 është Nainngolan që kërkon kuadratin, por Buffon e devijon në goditje këndi. Në minutën e 11 është Fellaini që gjuan, por jashtë. Për minuta disa minuta radhazi Belgjika vë në vështirësi Italinë, por “axurrët” e Contes tërheqin në mbrojtjen e tyre belgët dhe më pas bëjnë disa kundërsulme të Shpejta. Në minutën e 22 Pelle ishte afër golit, ndërsa 10 minuta më vonë është Giaccherini që bën kalim spektakolar në mbrojtjen e Belgjikës dhe arrin të realizojë, 0-1 për italianët. Por, si të mos mjaftonte ky gol, brenda 60 sekondave është Pelle që ka të gjitha mundësitë për të realizuar golin e dytë, por i pafat në realizim. Deri në fund të këtij fraksioni loje janë 4 herë Kampionët e Botës që kontrollojnë lojën dhe kanë raste të tjera shënimi, por 45 minutat e para mbarojnë 0-1, me golin e shënuar nga Giaccherini.

5

Pjesa e dytë – Loja nis menjëherë me sulmin e belgëve, të cilët kërkojnë të barazojnë shifrat. Romelo Lukaku në minutën e 53 del i vetëm përballë Buffon, por në fund gjuajtja e tij shkon mbi trekëndëshin e majtë të portës së Italisë. Menjëherë italianët kundërsulmojnë me Pelle, duke kthyer reston, por edhe ky bën të njëjtën gjë si kundërshtari i tij. Pas këtij rasti, janë belgët që sulmojnë me Nainggolan dhe Hazard, duke krijuar disa mundësi shënimi, por nuk tregohen të saktë. Italianët sërish vazhdojnë të luajnë me tre mbrojtës, por  krahët e mesfushës janë shumë të shpejtë dhe bëjnë edhe rolin e mbrojtësve kur shohin se belgët kërcënojnë seriozisht. Pas minutës së 60 edhe loja e ashpër dallohet, por gjyqtari Clattenburg nuk kursen kartonët për italianët. Deri në fund blegët kërkojnë të barazojnë shifrat, por në kohën shtesë një kundërsulm i italianëve me Pelle shënojnë golin e dytë. Mbyllet në shifrat 0-2 ky takim.

June 13, 2016 23:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*