Si mbrohet sot hapësira ajrore e Shqipërisë?

September 17, 2016 10:02

Si mbrohet sot hapësira ajrore e Shqipërisë?

Pas tre ngjarjesh të faktuara për thyerjen e kufijve  ajrorë është fakt se Shqipëria  ka një pikë të dobët në mbrojtjen e hapësirës ajrore edhe pse aderon në aleancën më të madhe të sigurisë, në NATO.

Po si mbrohet sot hapësira ajrore e Shqipërisë?

Me anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut,  vendi ynë ka nënshkruar një marrëveshje  për policimin ajror.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, meqenëse ne nuk disponojmë radar primar, NATO ia ka deleguar kompetencën e monitorimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë dy vendeve fqinje, përkatësisht Italisë dhe Greqisë, të cilat e kryejnë këtë rol me sistem rotacioni.

Në rastin e rrëzimit të avonit sportiv të tipi “piper” në Ishëm të Durrësit, qëndrat e vëzhgimit ajror nuk e kanë njoftuar qëndrën e kontrollit.

E çuditshme, por e vërtetë: Shqipëria pret që Italia dhe Greqia të informojnë qendrën e NATO-s për fluturime të paligjshëm në territorin e saj dhe kjo qendër më pas të njoftojë Shqipërinë.

Monitorimin e rajonit tonë, NATO,  e kryen nga  baza e Torrjenit në Spanjes  ku është qendra e monitorimit ajror që furnizohet me infomacion  nga  dy bazat në Greqi dhe Itali.

Në momentin që njëra nga këto dy baza raporton për fluturime të paligjshme në qiejt që mbajnë nën monitorim,  baza ajrore e Spanjës  njofton  autoritet e vendit që i janë cënuar kufinjtë të ngrejë në fluturim avionet F16 apo modele të tjera ne mënyrë që të bëhet i mundur ndalimi i mjetit të paidentifikuar fluturues, – raporton Ora News.

Tashmë Shqipëria nuk ka avionë.

Por në vitet 80, fuqia e saj ishte e frikshme edhe për vendet fqinje. Rreth 200 ishte numri i avionëve, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak Shqiptar.

95 avionë MIG­19
­12 avionë MIG­21 ­
12 avionë MIG­17 ­
24 avionë MIG­15
­3 avionë IL­14 për shërbime qeveritare
­1 avion bombardues IL­28
­36 helikopterë MI­4
­12 avionë AN­2 transporti
12 Avionë JAK­18 ­
12 Avionë PO­2
­1 ofiçinë për kapitalin e të gjithë tipave të avionëve që posedonte Shqipëria.

September 17, 2016 10:02
Komento

2 Komente

  1. Raimnd vlonjati September 18, 17:21

    Postova nje koment ketu , pse ma keni hequr ?

    Ju i keni heq gjith komentet nga ketej

    Kjo esht nje teme qe do trajtuar gjeresisht , se po diskretitohemi si shtet me ushtri zero e arnatim zero
    Ndersa ju hiqni komentet

    Lerini komentet , te diskutojn te gjithe dhe biles te ftohen per artikuj te till ish oficeret e larte , qe keta i kane lene menjane

    Gjithe ata ushtarake te larte qe jane lene ne harrese duhet qe gazeta te krijoje nje rubrike me vete per Ushtrine dhe aty te diskutojne ata zoterinj sepse ata jane eksperte te mirefillte te asaj fushe dhe jane njerez super inteligjente qe veshtire i gjen ne kombe te tjera
    Ata jane pasuri e Shqiperise , ndaj ju duhet tu jepni mundesine te flisni
    Dhe ne mos gaboj me duket se edhe vete babai i zotit Thano ka qene ushtarak i Larte dhe ndaj Kryeradaktori i kesaj gazete e ka nje arsye me shume qe te krijoje ne ket gazete Rubriken Ushtarake ku komentuesit te njifen me artin ushtarak dhe armatimet e ndryshme
    Dhe kjo do e beje edhe gazeten me te gjslle nga komentet tona

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati September 19, 18:41

    Po ketu nuk lejohen komente , qe i keni heq te gjitha

    Apo keto jane ceshtje me zarar ? lol

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim