Italiani ofendon supervizoren e aeroportit në Rinas, ajo e padit

August 22, 2016 16:34

Italiani ofendon supervizoren e aeroportit në Rinas, ajo e padit

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal dhe ka referuar materialet në Prokurori për një shtetas italian, i cili akuzohet për fyerje për shkak të detyrës. Burimet thanë se shtetasi i huaj ka ofenduar një 48­vjeçare, me detyrë supervizore e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas.

Incidenti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:00, kur shtetasi italian me iniciale F.P., 53 vjeç, ndodhej brenda terminalit të aeroportit, në pritje që avioni me të cilin do të largohej nga Shqipëria, të niste fluturimin.

Në këtë kohë, ai është konfliktuar, pa ndonjë motiv konkret me supervizoren e aeroportit, shtetasen 48­vjeçare me iniciale F.S., të cilën dyshohet se e ka fyer për shkak të detyrës.

Ka qenë vetë e dëmtuara që ka lajmëruar efektivët e Policisë Kufitare që ndodheshin në aeroport, të cilët kanë ndërhyrë për të sqaruar situatën e krijuar.

Shtetasi i huaj është shoqëruar për disa minuta në Komisariatin e Rinasit ku ka dhënë shpjegimet për incidentin dhe më pas është lënë i lirë për të vijuar udhëtimin e tij drejt Italisë. Por, nga ana tjetër, ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për fyerje.

August 22, 2016 16:34
Komento

1 Koment

  1. Arben August 23, 07:46

    ATO BAXHELLAT E RINASIT DUHEN TERHEQUR ZVARRE NEPER RRUGE, E JO THJESHT OFENDIME SI PUNA E KETIJ.

    VETEM VJEDHIN PARATE TONA DHE DUKE U TALLUR ME UDHETARET.

    DUHEN TERHEQUR ZVARRE NEPER RRUGE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*