Italiani vrasës kapet në Durrës me dokumenta sllovene
Nga Arkiva
- Sulmohet me armë shtëpia e elektricistit, i lënë edhe parullë: Largohu Kaurr! 0
- Pas mbylljes së protestës për vrasjen e Klodian Rashës, blindohen dyert e Kryeministrisë 2
- Serbia shpërndan vaksinat kundër COVID në veriun e Kosovës, BE: Po ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet, vendet duhet të bashkëpunojnë 1
Një 58 vjeçar italian është arrestuar nga policia kufitare ditën e sotme në Durrës, pasi u kap duke tentuar të kalojë kufirin në drejtim të Italisë me pasaportë dhe kartë identiteti sllovene, të dyshuara false.
Giuliano Velo 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali, pas verifikimeve ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Interpoli Madrid Spanjë, pasi akuzohet për vrasje.
Velo dyshohet se më datë 09.06.2017 rreth orës 21:30 me orën lokale, në vendin e quajtur “Paraje CHARCON” të qytetit Aguilas, Spanjë, ka vrarë me armë zjarri një shtetas italian.
Ai është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento