Iu filmuan veprimet e turpshme, policia ndalon burrin nga Kavaja

May 29, 2018 11:23

Iu filmuan veprimet e turpshme, policia ndalon burrin nga Kavaja

Pas videos së publikuar dje nga portali “Jeta Osh Qef”, ku shfaqet një person në moshë i cili kryen veprime të turpshme në prani të një të mituri, ka ardhur reagimi i Policisë së Tiranës.

Policia bën me dije se pas verifikimeve dhe hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Prokurorinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë ndaluar shtetasin J.Hoxha, 38 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi J. H. gjatë momentit të intervistimit nga ana e efektivëve ka shfaqur shenja të çekuilibrit mendor.

Sipas njoftimit policor, ky shtetas më datë 26 maj, në një ambient të pabanuar të qytetit të Kavajës ka kryer vepra të turpshme në sy të shtetasit të mitur M.A, rreth 10 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vepra të turpshme”.

s.a/dita

May 29, 2018 11:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*