Iu gjetën 30 kg drogë në banesë, arrestohet 59-vjeçari

October 15, 2015 08:29

Iu gjetën 30 kg drogë në banesë, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim rreth një vit më parë.

Në pranga përfundoi Agim Tozaj, banues në Vlorë, pasi në banesën e tij i ishin gjetur 30 kg drogë e llojit kanabis.

“Arrestimi i këtij shtetasi u krye në qytetin e Vlorës, pasi më datë 08.10.2014, Shërbimet e Policisë kanë gjetur në banesën e këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike prej 33 kg të llojit kanabis-sativa. Tozaj, është shpallur në kërkim më datë 11.11.2014, nën masën e sigurisë ‘Arrest në Burg’”, sqaroi policia lokale.

October 15, 2015 08:29
Komento

2 Komente

  1. petrit kroji October 15, 09:42

    Ç’lajm që na dhatë more, DITA ! Sa na gëzuat ! Po juve kur do t’ju vënë hekurat që për ç’do ditë na shisni drogë mediatiko-gazetareske, për vite me radhë, na shisni gënjeshtra. ?Jeni kthyer në vegla të ndyra, të politikave të ndyra shkatërrimtare, për njëzetepesë vjet me radhë…shërbëtorë…skllevër të ndyrë !

    Reply to this comment
  2. demo October 15, 10:22

    30 kg kanabis????? Po tani eshte fushata e korrje-shirjeve !Ky i ziu e ka korrur me draper,po kapni ata qe e korrin me kombajne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*