Iu shërbyen pacientëve të infektuar, dalin pozitivë me Covid-19 edhe 2 mjekë në Korçë

July 13, 2020 12:09

Iu shërbyen pacientëve të infektuar, dalin pozitivë me Covid-19 edhe 2 mjekë në Korçë

10 rastet e konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë për qarkun e Korçës janë të ndara në 3 bashki të qarkut.

Në bashkinë e Kolonjës sipas burimeve janë personel shëndetësor, të cilët i kanë shërbyer rasteve të para me Covid-19 në këtë qytet.

Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve, ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me 4 raste aktive.

Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre.

Përsa i përket bashkisë së Korçës, e cila ditën e sotme ka rezultuar me 7 persona të infektuar nga Covid-19, burime nga DSHP bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.

Mësohet gjithashtu se 1 prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit.

Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit, e cila paraqitet me 1 rast, bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.

Rastet e njëpasnjëshme në qark kanë bërë që numri në total të shkojë në 62.

j.l./ dita

July 13, 2020 12:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim